Zbulohet lutja e fundit e Sadam Husseinit pasi e nxorën zvarrë nga vrima ku ishte fshehur

Azia

Zbulohet lutja e fundit e Sadam Husseinit pasi e nxorën zvarrë nga vrima ku ishte fshehur

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 10:27
Saddam Hussein

Ish-diktatori irakian Saddam Hussein bërtiste dhe iu lut ushtarëve amerikanë që të mos e vrisnin pasi ai u kap pas përfundimit dramatik të një gjuetie tetë mujore.

Hussein shërbeu si presidenti i pestë i Irakut për 24 vjet, nga viti 1979 deri sa u rrëzua nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA në 2003.

Kur kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, ra në duart e forcave amerikane në prill 2003, diktatori nuk gjendej askund, duke shkaktuar një nga ndjekjet më intensive në histori përpara se të kapej përfundimisht disa muaj më vonë.

Image
Saddam Hussein

Huseini ishte njeriu më i kërkuar në botë për atë periudhë tetë mujore përpara se më në fund, në dhjetor 2003, amerikanët morën një informacion se tirani ishte diku afër vendlindjes së tij, Tikrit, 85 milje larg Bagdadit.

Informacioni i çoi në një fermë dhe aty më 13 dhjetor, operacioni Agimi i Kuq mori fund pasi një ushtar ngriti një batanije për të zbuluar një vrimë të vogël në tokë.

Bunkeri i thellë gati 20 metra ishte mjaftueshëm i madh që një person të shtrihej dhe ishte instaluar një tub që lejonte ajrin brenda.

Image
Vrima ku ishte fshehur ai

Aty fshihej diktatori, me një ushtar amerikan që shpalli lajmërimin: “Zonja dhe zotërinj, ne e gjetëm atë”.

Ndërsa diktatori u zvarrit nga vendi i tij i fshehur duke në pamje dukej  i panjohur, ai u bërtiti ushtarëve që e gjetën: “Mos qëlloni, mos qëlloni, unë jam Sadam Huseini. Unë jam presidenti i Irakut dhe jam i gatshëm të negocioj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat