Pamje të frikshme/ Gruaja me Benz-in luksoz merr zvarrë këmbësorët në vizat e bardha

Azia

Pamje të frikshme/ Gruaja me Benz-in luksoz merr zvarrë këmbësorët në vizat e bardha

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 21:07
Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë ku shihet se si makina tip “Benz” futet me semafor të kuq dhe përplas njerëzit

13 persona janë plagosur pas një aksidenti automobilistik në Kinë.

Teksa ecte me Benzi-in e saj luksoz, një grua ka marrë përpara një grup këmbësorësh që po kalonin në vijat e bardha.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë ku shihet se si makina tip “Benz” futet me semafor të kuq dhe përplas njerëzit.

Shoferja e mjetit, është identifikuar si një 45-vjeçare dhe është justifikuar se ka shtypur aksidentalisht pedalin e gazit.

Hetimet preliminare tregojnë se shoferja 45-vjeçe po mundohej ta merrte një shishe me ujë në karriget e pasme, kur pa dashje shtypi pedalin dhe goditi këmbësorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat