Vriten pesë perona në Arabinë Saudite dhe Jemen

Azia

Vriten pesë perona në Arabinë Saudite dhe Jemen

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 16:26
Ilustrim

Dy persona u vranë në një sulm që i atribuohet rebelëve jemenas, Houthi në Arabinë Saudite, ndërsa tre u vranë në Jemen në një sulm ajror nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Riadi.

Dy persona u vranë të premten mbrëma në Arabinë Saudite pranë kufirit me Jemenin, thanë autoritetet lokale, duke shtuar se raketa goditi një dyqan.

Sipas burimeve spitalore në Jemen, tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën në sulmet e një koalicioni ushtarak në veriperëndim të Sanaa, kryeqyteti në duart e rebelëve shiitë Houthi, raporton aljazeera.

Disa dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur që nga viti 2014, kur filloi lufta civile në Jemen, dhe disa milionë janë zhvendosur.

Përveç luftës, Jemeni është një nga vendet më të varfra, ku 80 për qind e popullsisë varet nga ndihma ndërkombëtare dhe është në prag të urisë. OKB-ja beson se vendi ka krizën më të rëndë humanitare në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat