Paranojat e një diktatori/ Kim Jong Un ndërton 8 rezidenca për t’u mbrojtur nga “armiqtë”

Azia

Paranojat e një diktatori/ Kim Jong Un ndërton 8 rezidenca për t’u mbrojtur nga “armiqtë”

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 00:41
Kim Jong Un

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka nisur implementimin e një strategjie të re për tu mbrojtur nga rreziku atentatet të mundshme që mund ti bëhen.

Për këtë arsye, ai ka ndërtuar 8 rezidenca të reja në “qytetin e ndaluar” në mënyrë që armiqtë e tij të mos e dinë se ku është duke fjetur.

Ekspertët deklarojnë se shtëpitë luksoze janë ndërtuar në Ch’angkwangsan, një lagje tepër sekrete në zemër të Penianit.

Sipas tyre, në këto ndërtesa vihet re dhe shtimi i ndjeshëm i forcave të sigurisë dhe fortifikimit të zonës.

Kjo taktikë paranojake mendohet të datojë nga koha e Perandorit të parë kinez, Qin Shi Huang, për të cilin thuhet se flinte çdo natë në vende të ndryshme nga frika se do ta vrisnin.

Kim Jong Un ka afërsisht 13 komplekse rezidenciale të vendosura në të gjithë vendin.

Secili prej këtyre komplekseve ka rezidenca për vete dhe familjen e tij, si dhe ambiente argëtimi dhe ngrënieje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat