Zbulohet variant i ri i koronavirusit në Pakistan, shkak i infektimeve në Kinë

Azia

Më: 3 janar 2023 Në ora: 15:26
Ilustrim

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Pakistan dhe besohet të jetë edhe shkaktar i rritjes së numrit të rasteve në Kinë. Ka qenë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë që ka konfirmuar ekzistencën e këtij varianti të ri Omicron XBB në Pakistan.

Menjëherë pas rasteve të zbuluara pozitive me këtë virus të ri, kryeministri Shehbaz Sharif ka treguar gatishmërinë e tij për të mobilizuar të gjithë stafin mjekësor të spitaleve të vendit dhe të informoj popullin për informacionet e reja dhe mënyrat e mbrojtjes kundër virusit, me qëllim pakësimin e rasteve pozitive dhe gjithashtu uljen e rrezikshmërisë së jetës.

Ai u kërkoi autoriteteve të rrisin kontrollin e pasagjerëve në aeroporte, në vendkalimet kufitare dhe të vaksinojnë fëmijët e moshës nga 5 deri në 12 vjeç në mënyrë urgjente.

“Ne mund të merremi me variantin e ri sepse niveli i imunitetit të qytetarëve është më i mirë për shkak të vaksinimit “, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë.

Shumica e njerëzve që jetojnë në Pakistan janë të vaksinuar, megjithatë kryeministri u kërkoi autoriteteve në provincën e Punjabit të shtojnë masat përforcuese kundër virusit, kjo sepse ajo është provinca më e populluar dhe ka lëvizshmërinë më të madhe të njerëzve.

Fatmirësisht, nuk është konfirmuar asnjë rast vdekjeje muajin dhjetor.

Pakistani ka regjistruar më shumë se 1.5 milionë raste dhe mbi 30,000 vdekje të lidhura me COVID-19 në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat