Ka shkuar në 15 numri i të vdekurve nga orteku në Taxhikistan

Azia

Ka shkuar në 15 numri i të vdekurve nga orteku në Taxhikistan

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 07:09
Taxhikistan

Si pasojë e një orteku në lindje të Taxhikistanit, 15 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën, tha Umeda Yusufi, zëdhënëse e Komitetit për Situata Emergjente.

Katër objekte banimi janë shkatërruar, 35 të tjera janë shkatërruar pjesërisht, janë dëmtuar edhe 5 objekte shtëpiake.

Tani komisioni rajonal për situatat emergjente përcakton dëmin.

Sipas parashikimeve të motit, rreziku i orteqeve do të vazhdojë deri më 19 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat