Izraeli dhe militantët e Gazës në luftime të ashpra prej muajsh

Azia

Izraeli dhe militantët e Gazës në luftime të ashpra prej muajsh

Më: 10 maj 2023 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Militantët palestinezë në Rripin e Gazës kanë lëshuar 270 raketa në drejtim të Izraelit dhe ushtria izraelite thotë se ka goditur 50 objektiva që i përkasin Xhihadit Islamik, në luftimet më të rënda në nëntë muaj.

Pesë persona janë vrarë dhe 40 janë plagosur në Gaza, disa u lënduan duke nxituar drejt strehimeve në Izrael, ku shumica e raketave janë kapur ose kanë rënë në zona të hapura.

Xhihadi Islamik, i cili është grupi i dytë më i madh militant në Gaza, ishte betuar se do të hakmerrej për vdekjen e tyre.

Grupet militante në Gaza, e cila kontrollohet nga Hamasi, paralajmëruan në një deklaratë të përbashkët pas përshkallëzimit të së mërkurës se "nëse Izraeli rrit agresionin e tij, e presin ditë të zeza".

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u tha kryebashkiakëve se ishte "gati për mundësinë e një fushate të zgjeruar dhe sulmeve të ashpra kundër Gazës".

Palestinezët thanë se shkëmbimi i zjarrit filloi me disa shpërthime të forta në jug të Gazës ndërsa Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se një avion kishte në shënjestër operativët e Xhihadit Islamik në zonën Khan Younis citon BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat