Ndodh fenomeni i pazakontë në këtë vend, alarmohen banorët

Azia

Ndodh fenomeni i pazakontë në këtë vend, alarmohen banorët

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 09:00
Japoni

Një port në Japoni është shndërruar në të kuqe gjaku, duke alarmuar banorët.

Por, arsyeja prapa kësaj nuk fshihet pas ndonjë misteri. Në të është derdhur ngjyrë ushqimore nga fabrika e birrës Orion.

Fabrika Orion ka thënë se ngjyra ka bërë që lumi të ndryshojë ngjyrë, por se nuk paraqet rrezik për shëndetin.

Disa banorë e kanë përshkruar si të shpifur ujin, ndërsa të tjerë si helmues, raportoi BBC.

Drejtori i fabrikës ka thënë se po merr masa që të parandalojë të ndodhë një incident i tillë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat