Ndërpritet operacioni i shpëtimit me helikopter në Pakistan: Tre persona do ta kalojnë natën 400 metra mbi greminë

Azia

Ndërpritet operacioni i shpëtimit me helikopter në Pakistan: Tre persona do ta kalojnë natën 400 metra mbi greminë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 20:20
Pakistan

Ekipet e shpëtimit në Pakistan tërhoqën pesë nga shtatë fëmijët pasi ata dhe mësuesi i tyre ngecën në një teleferik mbi një greminë të lartë.

Ndërsa ra nata, autoritetet pakistaneze u detyruan të ndalonin shpëtimin me helikopter të fëmijës së mbetur dhe dy të rriturve, ndërsa po shqyrtohen alternativa të tjera.

Ushtria thuhet se ka dërguar ekspertë dhe do të përpiqet të shpëtojë fëmijët një nga një duke i transferuar në një platformë të vogël përgjatë kabllos, raporton reuters.

Banorët vendas thonë se kanë arritur edhe anëtarët e komunitetit nga zonat përreth që kishin përvojë në shpëtimin e njerëzve në këtë mënyrë.

Një nga linjat kabllore që mbante kabinën u këput rreth orës 7:00 ndërsa nxënësit po udhëtonin për në shkollë në zonën e largët malore të Batagram, që ndodhet rreth 200 kilometra në veri të Islamabadit.

Pesë fëmijë u shpëtuan dhe pamjet televizive tregojnë një fëmijë duke u tërhequr nga teleferiku me helikopter.

Misioni i shpëtimit të helikopterit u ndërlikua shkaku i fryrjeve të erës në zonë dhe nga fakti se helikopteri mund të destabilizojë më tej kabinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat