Një tank që ishte vjedhur nga një bazë ushtarake në Izrael është gjetur në një hekurishte

Azia

Një tank që ishte vjedhur nga një bazë ushtarake në Izrael është gjetur në një hekurishte

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Një tank që ishte vjedhur nga një bazë ushtarake në veri të Izraelit është gjetur në një hekurishte, ka thënë policia.

Ministria izraelite e Mbrojtjes kishte raportuar vjedhjen e një tanku nga një bazë stërvitore ushtarake pranë shkëmbimit Eliakim në veri të Izraelit, tha policia në një deklaratë të mërkurën.

Dhe ajo, u gjet më vonë 20 km (12 milje) në jug të qytetit bregdetar të Haifa-s në një “hekurishte”, shkruajnë mediat e huaja.

“Nga hetimet paraprake të rrethanave të rastit dyshohet se tanku nuk është aktiv dhe është vjedhur nga vendi i ngjarjes për shkaqe që po hetohen në këtë fazë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Me gjetjen e tankut të vjedhur, një njoftim iu dërgua Ministrisë së Mbrojtjes dhe policia hapi një hetim të përbashkët me Ministrinë e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë një deklaratë ushtarake është bërë e ditur se tanku ishte vetëm shasia e një Merkava Mk II që ishte dekompozuar shumë vite më parë.

“Ajo nuk ka mjete armatimi dhe sistemet e saj nuk funksionojnë”, thuhej më tej në deklaratë. “Tanku ishte i vendosur në një zonë qitëse, e cila është e hapur për çdo kalimtar dhe përdorej si mjet i palëvizshëm për stërvitjet e ushtarëve”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat