Parada e parë ushtarake në një dekadë, Koreja e Jugut tregon arsenalet e avancuara

Azia

Parada e parë ushtarake në një dekadë, Koreja e Jugut tregon arsenalet e avancuara

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 21:07
Parada e parë ushtarake në një dekadë, Koreja e Jugut

Koreja e Jugut organizoi paradën e saj të parë ushtarake pas një dekade, duke shfaqur arsenalin e avancuar, e cila tregoi ndryshimet që vendi ka bërë për vite me radhë.

Ndryshe nga Koreja e Veriut, e cila organizon parada të tilla rregullisht, Koreja e Jugut i shënon zakonisht në Ditën e Forcave të Armatosura, kryesisht një herë në pesë vite ose më shumë.

Parada e fundit që vendi organizoi ishte në vitin 2013, në të cilin u zgjodh të mbahej një ceremoni festive në vend të ngjarjes ushtarake, në përputhje me tentativat presidentit të asaj kohe në përmirësimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut.

Rreth 4,000 trupa marshuan përmes kryeqytetit, teksa u shoqëruan nga një turmë plot energji që nuk i pengoi as shiu për të qëndruar me orë të tëra dhe brohoritur në shenjë gëzimi.

Ata shoqëroheshin nga 170 pajisje ushtarake, duke përfshirë drone ajrore dhe detare, tanke e raketa. Moti i keq nuk ishte favorizues për shfaqjen me avionët luftarakë, e cila u anulua.

Për të treguar mbështetjen dhe aleancën e fortë me SHBA-në, pjesë e paradës ishin edhe 300 personel ushtarak amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat