“Raketat po vijnë”: Momenti kur korrespondentja e BBC u detyrua të braktiste transmetimin e drejtpërdrejtë nga Izraeli

Azia

“Raketat po vijnë”: Momenti kur korrespondentja e BBC u detyrua të braktiste transmetimin e drejtpërdrejtë nga Izraeli

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 00:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një korrespondente e huaj e BBC-së u detyrua të braktiste transmetimin e saj të drejtpërdrejtë nga Izraeli, pasi sirenat paralajmëronin për një sulm të dyshuar me raketa.

Sipas mediave të huaja, Lyse Doucet, korrespondentja kryesore ndërkombëtare e BBC-së, po i jepte audiencës së saj një përditësim drejtpërdrejt nga Izraeli jugor të mërkurën kur sirenat filluan të paralajmëronin për një sulm të afërt të Hamasit, ndërsa ajo tha: “Kjo është situata tani që…”.

Por ajo ndërpritet nga një zë jashtë kamerës duke bërtitur: ‘Ik, Ik, Ik’.

Dhe në zërin e saj vërehet paniku teksa tha: ‘Raketat po vijnë’.

Ajo dhe ekuipazhi i saj më pas shkuan në një makinë aty pranë, përpara se transmetimi në kanalin BBC News të ndërpresë pamjet e njerëzve që ecin nëpër një rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat