Sulm në një xhami në Bregun Perëndimor, tre viktima dhe disa të plagosur

Azia

Sulm në një xhami në Bregun Perëndimor, tre viktima dhe disa të plagosur

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në një xhami në Bregun Perëndimor, tha të dielën Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze. Sulmi ndodhi në një kamp refugjatësh në qytetin e Jeninit.

Ushtria izraelite tha më herët se kishte nisur një sulm ajror ndaj një xhamie në Jenin për të penguar atë që e quajti “një sulm i afërt terrorist”.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit nënkoloneli Jonathan Conricus tha për CNN se sipas inteligjencës së IDF-së, Hamas dhe Xhihadi Islamik po planifikonin një sulm nga një qendër komandimi nëntokësore në xhaminë Al-Ansar.

Disa muaj më parë, u zhvilluan luftime të rëndësishme në Jenin për rreth dy ditë, dhe Conricus tha se një operacion IDF kishte zbuluar sistemin e tunelit “terrorist” brenda xhamisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat