Tensionet në kufi me Izraelin, Libani bën thirrje për evakuimin e aeroportit ndërkombëtar

Azia

Tensionet në kufi me Izraelin, Libani bën thirrje për evakuimin e aeroportit ndërkombëtar

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Autoritetet libaneze bën thirrje për evakuimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit dhe objekteve përreth tij në rast emergjence, pasi tensionet në kufirin e Libanit me Izraelin po përshkallëzohen.

Direktiva për Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit Rafik Hariri, i vendosur në skajin jugor të kryeqytetit, nuk përmend ndonjë përshkallëzim të menjëhershëm në kufi.

Mesazhi vjen pasi ushtria izraelite shtoi sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës gjatë natës.

Në vitin 2006, pistat e aeroportit u goditën nga sulmet ajrore izraelite në hakmarrje për kapjen e dy ushtarëve izraelitë nga Hezbollahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat