Huthit në Jemen: Ne e kemi sulmuar Izraelin tri herë – të tjera sulme do të vijnë

Azia

Huthit në Jemen: Ne e kemi sulmuar Izraelin tri herë – të tjera sulme do të vijnë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 15:55
Yahya Saree

Siç edhe është raportuar, ka dhunë në të gjithë rajonin – në Rripin e Gazës, në Bregun Perëndimor të pushtuar, në kufirin e Izraelit me Libanin dhe gjetkë.

Dhe tani, Huthi në Jemen – qindra milje në jug-lindje të Izraelit – konfirmojnë se ata tashmë kanë lëshuar një “numër të madh” raketash balistike dhe dronësh drejt Izraelit, shkruajnë mediat e huaja.

Zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, tha në një deklaratë televizive se ishte operacioni i tyre i tretë që synon Izraelin – dhe se më shumë të tjerë do të pasojnë.

Forcat Houthi “do të vazhdojnë të kryejnë operacione speciale derisa të përfundojë agresioni izraelit”, tha Saree.

Javën e kaluar, Izraeli akuzoi grupin rebel jemenas të mbështetur nga Irani për lansimin e dronëve që shkaktuan shpërthime në dy qytete egjiptiane – duke thënë se ata kishin për qëllim të godasin Izraelin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat