Izraeli bombardon sërish kampin e refugjatëve në Gazë, dyshohet për shumë civilë të ngujuar nën rrënoja

Azia

Izraeli bombardon sërish kampin e refugjatëve në Gazë, dyshohet për shumë civilë të ngujuar nën rrënoja

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 14:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Kampi i refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës është goditur sërish, pasi që njëjtë ishte vepruar në sulmet izraelite një ditë më parë, ku si pasojë humbën jetën 50 persona.

Gazetari i Al Jazeera, Wael Dahdouh raporton se ndërtesat janë bërë rrafsh me tokë pasi që aeroplanë luftarakë izraelitë sulmuan kampin siq theksoi me “granatimin intensiv pa për selektime”.

Al Jazeera raporton se ekziston frika e madhe se qindra persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, dhe se izraelitët më herët kishin hedhur fletushka që u bënin thirrje palestinezëve të largohen nga kampi i refugjatëve.

E përditshmja Haaretz raporton se “pamjet nga ai rajon shfaqin tymin e zi mbi kompleks, që përbëhet nga disa ndërtesa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat