Lufta në Gazë, 750 gazetarë letër të hapur për Izraelin: Po pengohet puna e medias dhe po shtypet fjala e lirë

Azia

Lufta në Gazë, 750 gazetarë letër të hapur për Izraelin: Po pengohet puna e medias dhe po shtypet fjala e lirë

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

750 gazetarë kanë nënshkruar një letër të hapur në lidhje me luftën në Gaza, ku theksojnë se Izraeli po shtyp masivisht fjalën e lirë dhe po pengon transparencën mediatike në lidhje me luftën.

Gazetarë nga Washington Post, Boston Globe, Guardian e të tjerë, kanë nënshkruar një letër të hapur duke dënuar pengimin e Izraelit ndaj gazetarëve për të raportuar, si dhe kërkohet ndaj mediave perëndimore që të kenë integritet në mbulimin e luftës në Gaza.

“Ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund dhunës kundër gazetarëve në Gaza dhe u kërkojmë drejtuesve të mediave perëndimore që të jenë të saktë në mbulimin e tyre, të mizorive të përsëritura të Izraelitkundër palestinezëve”,- thuhet në letër.

Ndër të tjera, grupi i gazetarëve, në letrën e hapur, i cilëson veprimet e Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat