LIVE: Izraeli i bindet SHBA-së, merr vendimin e rëndësishëm për luftën në Gaza

Azia

LIVE: Izraeli i bindet SHBA-së, merr vendimin e rëndësishëm për luftën në Gaza

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 06:58 Përditësuar në ora: 17:29 më 11.11.2023
Gaza

Spitali kryesor i Gazës në terr

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk ia vari veshin të shtunën thirrjeve të aleatëve perëndimorë për të bërë më shumë për t’i mbrojtur civilët palestinezë, pasi ushtria e vendit të tij e rrethoi spitalin kryesor në Rripin e Gazës, ku mjekët thanë se vdiqën pesë pacientë, përfshirë një foshnje, pasi gjeneratori i fundit mbeti pa karburant.

Izraeli e ka përshkruar Spitalin Shifa si qendrën kryesore të komandimit të grupit radikal palestinez Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duk thënë se militantët e grupit po i përdorin civilët si mburoja njerëzore dhe se nën të ka krijuar bunkerë.

Hamasi dhe Shifa i kanë mohuar këto akuza.

Në ditët e fundit, luftimet afër Shifas dhe spitaleve të tjera në zonat e luftimeve në veri të Gazës janë rritur, ndërsa furnizimet janë harxhuar.

“Nuk ka rrymë. Mjetet mjekësore janë ndalur. Pacientët, posaçërisht ata në kujdes intensiv, kanë filluar të vdesin”, tha Mohammed Abu Selmia, drejtor i Spitalit Shifa, duke folur në telefon nën tingujt e shpërthimeve dhe armëve të zjarrit.

Abu Selmia tha se trupat izraelite “po shtien ndaj të gjithë njerëzve jashtë apo brenda spitalit”, dhe se po e parandalojnë lëvizjen në mes të ndërtesave në këtë zonë.

Pretendimi i tij se të shtënat në Shifa janë shkrepur vetëm nga trupat izraelite nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

E pyetur për raportimet se trupat e saj po shtien me armë në oborrin e Spitalit Shifa, Ushtria e Izraelit tha vetëm se trupat e saj janë duke luftuar me Hamasin në afërsi dhe se po i ndërmerr të gjitha masat e mundshme për ta parandaluar dëmtimin e civilëve.

Ajo tha se trupat izraelite kanë hasur në qindra luftëtarët të Hamasit në ndërtesat, shkolla, xhamitë dhe klinikat përdhese gjatë luftimeve në Gazë.

Në Shifa, pesë pacientë vdiqën pasi gjeneratori u fik si pasojë e mungesës së karburantit dhe rrymës, tha Medhat Abbas, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Netanyahu tha se përgjegjësia për dëmet ndaj civilëve bie mbi Hamasin, duke i përsëritur akuzat e moçme se grupi radikal po i përdor civilët në Gazë si mburoja njerëzore.

Ai tha se derisa Izraeli u ka bërë thirrje civilëve të largohen nga zonat e luftimeve, “Hamasi po bën gjithçka për të mos i lejuar ata të largohen”.

Ndërkohë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha për BBC-në të premten vonë se Izraeli duhet patjetër t’i ndalë bombardimet në Rripin e Gazës dhe vrasjen e civilëve.

Macroni tha se “nuk ka arsyetim” për bombardimet dhe shtoi se armëpushimi do t’i sillte dobi Izraelit.

“De fakto – sot, civilët po bombardohen – de fakto. Këto foshnje, këto zonja, këta të moshuar po bombardohen e po vriten. Nuk ka arsye për këtë dhe as ligjshmëri. Prandaj, ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndalet”, tha Macroni.

Ai e përsëriti se Franca “i dënon qartazi veprimet terroriste” të grupit palestinez Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se numri zyrtar i të vrarëve gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit është ulur në 1.200.

Paraprakisht, zyrtarët izraelitë kishin raportuar se 1.400 persona u vranë nga Hamasi gjatë sulmeve në jug të Izraelit, gjë që nxitën luftën në Gazë.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, mbi 11.000 palestinezë janë vrarë që nga nisja e luftës./REL

Izraeli zgjeron kontrollin e kamionëve me ndihma për Gazën

Kamionë me ndihma kanë hyrë çdo ditë në Gazë që nga 21 tetori, kur Izraeli filloi të lejonte dërgimin e ndihmave për palestinezët e zhvendosur si rezultat i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Natasha Mozgovaya, nga vendkalimi kufitar Nitzana midis Izraelit dhe Egjiptit, kamionët e ndihmave duhet të bëjnë një devijim serioz, sepse Izraeli këmbëngul në kontrollin e ngarkesave përpara se të futen në enklavën e rrethuar.

700 kamionë të ngarkuar me ujë, ushqime, furnizime mjekësore dhe humanitare për strehimoret kanë hyrë në Gaza nga Egjipti që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Rreth 100 prej tyre po kalojnë nga vendkalimi kufitar Nitzana mes Izraelit dhe Egjiptit. Kamionët kontrollohen për gjërat që mund të futen kontrabandë në Rripin e Gazës.

Kamionët me targa egjiptiane fillojnë të mbërrijnë në Nitzana në orën 8 të mëngjesit. Çdo kamion kontrollohet me qen që nuhasin për mjete shpërthyese.

Dy deri në tre orë më pas, një kolonë me 20 deri në 30 kamionë udhëton përgjatë anës egjiptiane të kufirit për në kalimin Rafah në Gaza. Forcat Mbrojtëse të Izraelit e vëzhgojnë karvanin e ndihmave gjatë gjithë rrugës.

Koloneli izraelit, Moshe Tetro, drejton përpjekjet e koordinimit dhe komunikimit për Gazën. Ai e quan “sfidë humanitare” gjendjen e palestinezëve të zhvendosur në Gaza dhe jo “krizë”.

“E dimë se situata e civilëve në Rripin e Gazës nuk është e lehtë. E dimë se ka shumë sfida dhe vështirësi. Mund të them se nuk ka krizë humanitare në Rripin e Gazës. Jemi në luftë. Nuk e filluam ne këtë luftë. Hamasi vendosi ta fillonte këtë luftë”.

Ai thotë se Izraelit i është dashur të dyfishojë aftësitë e kontrollit të sigurisë në vendkalimin Nitzana për të akomoduar numrin e kamionëve me ndihma.

“Po koordinojmë furnizimet mjekësore për spitalet së bashku me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Po koordinojmë çdo ditë evakuimin e të plagosurve në Egjipt. E vetmja ditë që nuk ka një lloj të tillë koordinimi është kur Hamasi e ndalon atë, jo për shkak të palës izraelite”, thotë koloneli Moshe Tetro.

Ai thotë se ndihma humanitare do të vazhdojë për aq kohë sa nuk devijohet për qëllime ushtarake. Koloneli i hedh poshtë kritikat ndaj Izraelit për refuzimin e futjes së karburantit në Gaza.

Ai thotë se karburanti atje është i mjaftueshëm nëse Hamasi lejon përdorimin për publikun në vend të operacioneve të tij ushtarake.

“Ne e dimë se sa karburant ka hyrë në Gaza para luftës. Ata që shtrojnë pyetjen për karburantin duhet ta dinë se terroristët po e përdorin karburantin për të ndriçuar tunelet e shumta poshtë Gazës”.

Në Rafah, agjencia e OKB-së për refugjatët që u shërben palestinezëve, e njohur si UNWRA, ka marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave humanitare, duke lëvizur ngarkesat në automjete të ndryshme.

Para luftës, shumë kamionë përdorën vendkalimit Kerem Shalom duke kaluar nga Izraeli në Gaza. Aktualisht vendkalimet Kerem Shalom dhe Erez janë mbyllur.

Koloneli Tetro thotë se humbi tre nga ushtarët e tij gjatë një sulmi të Hamasit kundër vendkalimit Erez. Ai thotë se bota duhet ta dijë se Izraeli po ofron kalim të sigurt të ndihmës humanitare për popullsinë civile të kundërshtarit gjatë kohës së luftës./voa

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze: Në 24 orë janë sulmuar 4 spitale në Gazë

Udhëheqësit e vendeve arabe dhe presidenti i Iranit po mbajnë një takim të nivelit të lartë në Arabinë Saudite të shtunën për të diskutuar mbi mundësitë për t'i dhënë fund luftës së Izraelit në Rripin e Gazë.

"Gaza nuk është një arenë për fjalë, por për veprim”, tha presidenti iranian Ebrahim Raisi të shtunën përpara se të nisej drejt Riadit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë mundësinë e një armëpushimi, duke shtuar se ushtria izraelite "po shënon rezultate jashtëzakonisht të mira në Gazë".

Kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe palestineze tha të premten se në 24 orët e fundit janë goditur katër spitale në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Ai akuzoi Izraelin se i ka goditur ato qëllimisht në një përpjekje për të detyruar civilët palestinezë të largohen nga Gaza.

Në një intervistë të premten për BBC, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për armëpushim. Ai tha se e njeh të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por shtoi se në Gazë po bombardohen civilë.

"Ka foshnja, ka gra, të moshuar që po bombardohen dhe vriten. Nuk ka asnjë arsye për këtë dhe nuk ka legjitimitet, ndaj ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndalojë", th ai.

Ushtria izraelite thotë se Hamasi ka fshehur armë në tunele nën spitale dhe ka ngritur një qendër komandimi nën Al-Shifa, spitali më i madh i Gazës, çka përligj sipas zyrtarëve izraelitë, sulmet ndaj tyre.

Megjithatë Forcat e Mbrojtjes izraelite hodhën poshtë pretendimet se kishin goditur spitalin Al-Shifa të premten, duke akuzuar për këtë Hamasin. Sipas zyrtarëve izraelitë, militantët kishin lëshuar një raketë që kishte patur si objektiv trupat izraelite, por në fakt ajo sipas tyre kishte goditur spitalin.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se sistemi shëndetësor i Gazës "është në gjunjë" në kushtetet kur 18 nga 36 spitalet dhe dy të tretat e qendrave të saj shëndetësore parësore, nuk funksionojnë fare.

"Situata në terren është e pamundur të përshkruhet", tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai shtoi se çdo 10 minutë në Gazë humb jetën mesatarisht një fëmijë si dhe bëri apel për armëpushim./VOA

Udhëheqësit arabë dhe myslimanë “mbajnë samitin urgjent” për Gazën

Udhëheqësit e vendeve arabe dhe myslimane po mblidhen sot këtu në kryeqytetin saudit Riad për të provuar të paraqesin një thirrje të unifikuar për t'i dhënë fund luftës në Gaza, përcjell Bota sot.

Është duke u faturuar si një "samit urgjent" - duke kombinuar dy ngjarje fillimisht të veçanta, samitin e Ligës Arabe të shtunën dhe një takim të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) të dielën.

Por një deklaratë e një prej grupeve militante në Gaza, Xhihadi Islamik Palestinez, tallte samitin, duke vënë në pikëpyetje se si mund të quhej një emergjencë 35 ditë pas luftës. Ai tha se priste pak më shumë se fjalë prej tij.

Në një lëvizje të rrallë, presidenti i Iranit Raisi po merr pjesë, pas afrimit në mars midis vendit të tij dhe Arabisë Saudite: dy kombe me interesa konkurruese në këtë rajon.

Ndërsa largohej nga aeroporti i Teheranit, ai tha se koha për fjalë kishte mbaruar dhe tani ishte koha për veprim.

Por sundimtarët konservatorë arabë do të jenë nervozë për çdo gjë që rrezikon të ndezë më tej tensionet në këtë rajon. Dy shqetësimet më të mëdha në këtë samit janë përfundimi i vdekjeve dhe vuajtjeve të civilëve në Gaza dhe parandalimi i një lufte më të gjerë rajonale.

Izraeli i bindet SHBA-së, do të ketë pauza katër orëshe në ditë të luftimeve në Gaza

Izraeli ka njoftuar se do  të pezullojë për disa orë operacionet ushtarake gjatë ditës së sotme, të cilën gjë e kishin refuzuar ditë më parë edhe pse ua kishin kërkuar të njëjtën gjë zyrtarët amerikanë.

Kështu kanë bërë të ditur forcat e mbrojtëse të Izrealit (IDF) përmes platformës X, ku kanë dhënë edhe disa detaje.

“Do të ketë një pauzë taktike të operacionit ushtarak në zonën e kampit Jabalia sot midis orës 10:00-14:00 për të inkurajuar evakuimin drejt jugut nëpërmjet boshtit Saladin”, njoftoi IDF.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë pajtuar për këtë ndalim të përditshëm për të inkurajuar evakuimin e civilëve nga zona e luftës.

“Korridori i evakuimit do të mbetet i hapur nga ora 09:00-16:00 për civilët përmes aksit Salah al-Din në drejtim të jugut të Gazës”, shkruan më tutje.

Ndryshe, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ditë më parë kishte hedhur poshtë kërkesën e amerikanëve për pauza humanitare pasi nuk ishin liruar pengjet izraelite nga militantët e Hamasit.

“Koha për veprim, jo fjalë” në Gaza, thotë presidenti iranian

Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka ardhur koha për veprim mbi konfliktin në Gaza dhe jo për të folur, ndërsa ai u nis për në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në një samit mbi krizën, përcjell Bota sot.

"Gaza nuk është një arenë për fjalë. Duhet të jetë për veprim," tha Raisi në aeroportin e Teheranit përpara se të nisej për në Riad në Arabinë Saudite.

"Sot, uniteti i vendeve islamike është shumë i rëndësishëm," shtoi ai.

Kjo është vizita e parë në Arabinë Saudite nga një kreu i shtetit iranian që kur Teherani dhe Riadi i dhanë fund armiqësisë së viteve nën një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kina në mars.

“Shumë palestinezë janë vrarë”, thotë Blinken; Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se spitalet janë goditur nga sulmet

Nga: Bota sot

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se është i nevojshëm më shumë përparim në parandalimin e vdekjeve të civilëve palestinezë dhe ofrimin e ndihmës humanitare.

Duke folur në një konferencë shtypi në Nju Delhi, ku ai udhëtoi për bisedime më të gjera diplomatike, ai tha: “Ky është një proces dhe nuk është gjithmonë ndezja e çelësit të dritës.

Por ne kemi parë përparim, thjesht duhet të shohim më shumë prej tij, dhe ne duhet të maksimizojmë çdo përpjekje për të parandaluar vdekjet palestineze dhe për të çuar përpara ndihmën humanitare që u vjen atyre.”

Ndërkohë, një numër spitalesh të qytetit të Gazës u vunë në shënjestër në sulmet e hershme nga forcat izraelite të premten, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë.

Dr. Ashraf al-Qudra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, të udhëhequr nga Hamas, tha se "bastisje të njëkohshme" u nisën në objektet mjekësore, duke përfshirë Al-Shifa, spitalin më të madh të qytetit. CNBC nuk ishte në gjendje të verifikonte raportet.

Drejtori i spitalit Al Shifa: "Izraeli tani po fillon një luftë ndaj spitaleve të qytetit të Gazës"

Nga: Bota sot

“Izraeli tani po fillon një luftë në spitalet e qytetit të Gazës”, tha Mohammad Abu Selmeyah, drejtor i spitalit Al Shifa.

Ai tha më vonë se të paktën 25 njerëz u vranë në sulmet izraelite në shkollën Al-Buraq në qytetin e Gazës, ku ishin strehuar njerëzit shtëpitë e të cilëve ishin shkatërruar.

Zyrtarët e Gazës thanë se raketat ranë në oborrin e Al Shifa, spitali më i madh i enklavës, në orët e hershme, dëmtuan Spitalin Indonezian dhe thuhet se i vunë flakën spitalit të kancerit pediatrik Nasser Rantissi.

Ushtria izraelite tha më vonë se një predhë e gabuar e lëshuar nga militantët palestinezë në Gaza kishte goditur Shifa.

Spitalet janë në Gazën veriore, ku Izraeli thotë se militantët e Hamasit që e sulmuan muajin e kaluar janë të përqendruar dhe janë plot me njerëz të zhvendosur, si dhe pacientë dhe mjekë.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite Eylon Levy tha se selia e Hamasit ishte në bodrumin e spitalit Shifa, që do të thoshte se spitali mund të humbiste statusin e tij të mbrojtur dhe të bëhej një objektiv legjitim.

Izraeli thotë se Hamasi fsheh armë në tunele nën spitale, akuza që Hamasi i mohon.

Tanket izraelite, të cilat kanë përparuar në veri të Gazës për gati dy javë, kanë zënë pozicione rreth spitalit Nasser Rantissi si dhe spitalit Al-Quds, tha më herët stafi mjekësor, duke ngritur alarmin. Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Gazës, Ashraf Al-Qidra tha se Izraeli kishte bombarduar pesë herë ndërtesat e spitalit Shifa.

“Një palestinez u vra dhe disa u plagosën në sulmin herët në mëngjes”, tha ai përmes telefonit. Videot e verifikuara nga Reuters treguan skena paniku dhe njerëz të mbuluar në gjak.

Izraeli ul numrin e vdekjeve më 7 tetor në 1200 njerëz, thotë ministria

Nga: Bota sot

Ministria e Jashtme e Izraelit thotë se numri zyrtar i të vdekurve në sulmin e përgjakshëm ndërkufitar të Hamasit në Izrael më 7 tetor është ulur në 1200 persona.

Zyrtarët izraelitë kanë vlerësuar më parë numrin e të vdekurve në 1,400. Ministria nuk dha asnjë arsye për rishikimin.

Por një zyrtar izraelit tha se numri ishte ndryshuar pas një procesi të mundimshëm javësh për të identifikuar trupat, shumë prej të cilëve ishin gjymtuar ose djegur.

Zyrtari tha se numri përfundimtar i vdekjeve mund të ndryshojë ende. Ai tha se një numër trupash nuk janë identifikuar dhe është e paqartë nëse të gjithë nga 240 pengjet që besohet se mbahen nga Hamasi janë ende gjallë.

Zyrtari foli në kushte anonimiteti në pritje të një njoftimi zyrtar nga qeveria.

OKB: ‘Gjysma e 36 spitaleve të Gazës’ nuk funksionojnë fare

Nga: Bota sot

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 20 nga 36 spitalet e Gazës nuk funksionojnë më, duke përfshirë një spital pediatrik që ka ndaluar funksionimin pas një sulmi të raportuar izraelit në zonë.

Zëdhënësja e OBSH-së Dr. Margaret Harris tha të premten se spitali i fëmijëve Rantisi në veri të enklavës nuk po funksiononte më dhe nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë ka ndodhur me pacientët brenda.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha më herët se forcat izraelite kishin goditur gjatë natës zonën përreth Kompleksit Mjekësor Shifa, spitali më i madh në Gaza, duke vrarë gjashtë palestinezë dhe bombarduan zona pranë disa spitaleve të tjera, përfshirë spitalin Rantisi.Harris tha se OBSH nuk përpiqet të caktojë përgjegjësinë për sulmet.

Harris tha se disa fëmijë kishin marrë kujdes të tillë si dializa dhe mbështetje për jetën, gjë që nuk lejon evakuimin e tyre të sigurt. Ajo shtoi se “spitalet nuk duhet të jenë kurrë një objektiv”.

"Nëse ka një ferr në tokë sot, emri i tij është Gaza veriore," u tha gazetarëve në Gjenevë zëdhënësi i agjencisë humanitare të OKB-së, Jens Laerke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat