Tanke izraelite pranë një spitali në Gaza

Azia

Tanke izraelite pranë një spitali në Gaza

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 08:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Skynews ishte në gjendje t’i verifikonte videot duke përdorur veçori dalluese, duke përfshirë kangjellat e dritareve që përputheshin me imazhet e arkivave të spitalit.

Frëngjia e tankut në videon më poshtë përputhet me një tank Merkava – të cilin e përdor ushtria izraelite.

Në një video tjetër të publikuar në Telegram, një tank shihet duke lëvizur drejt lindjes para se të ndalojë dhe të kthehet mbrapsht. Videot kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm, por nuk mund të identifikohen se kur janë filmuar.

Tanket izraelite, të cilat kanë përparuar në veri të Gazës për gati dy javë, kanë zënë pozicione gjithashtu rreth spitalit al-Quds, tha më herët stafi mjekësor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 20 spitale në Gaza tani janë tërësisht jashtë funksionit, pasi zëdhënësja, Margaret Harris tha se kishte “bombardime të forta” në spitalin Rantisi – i vetmi spital që ofron shërbime pediatrike në Gazën veriore.

Izraeli thotë se nuk synon civilët dhe përpiqet t’i mbrojë ata, dhe se militantët e Hamasit kanë fshehur qendra komanduese dhe tunele nën al Shifa dhe spitale të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat