Mbeti pa karburant, spitali Al-Shifa pezullon punën – vdes një foshnje në inkubator

Azia

Mbeti pa karburant, spitali Al-Shifa pezullon punën – vdes një foshnje në inkubator

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza, ka bërë të ditur se është pezulluar puna në kompleksin spitalor Al-Shifa në Gaza.

]Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë këtë e ka konfirmuar për reuters dhe se për pasojë kemi një viktimë.

]Ata thonë se Al-Shifa – objekti më i madh mjekësor në Gaza – mbeti pa karburant, raporton bbc.

“Si rezultat, një foshnjë e porsalindur vdiq brenda inkubatorit, ku gjenden 45 foshnja”, deklaroi Ashraf Al-Qidra.

Kujtojmë se autoritetet izraelite kanë ndërprerë furnizimin me karburant të Rripit të Gazës, e cila gjë u kritikua nga bota perëndimore.

Ndryshe, organizata “Mjekët pa Kufij” thonë se kanë humbur kontaktet me stafin e tyre të kujdesit shëndetësor të spitalit Al-Shifa, mes raporteve për “bombardime të rënda” në afërsi të kompleksit.

“Gjatë orëve të fundit, sulmet kundër spitalit Al-Shifa janë intensifikuar në mënyrë dramatike. Stafi i [Mjekët pa Kufij] në spital raportoi për një situatë katastrofike”, njoftoi grupi humanitar përmes platformës X. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat