Hamasi nuk pritet të lirojë sot pengje me shtetësi amerikane

Azia

Hamasi nuk pritet të lirojë sot pengje me shtetësi amerikane

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Qytetarët amerikanë sot nuk pritet të jenë pjesë e valës së dytë të lirimit të pengjeve, tha një zyrtar amerikan.

Por, Shtëpia e Bardhë mbetet “me shpresë” se në ditët në vijim tre qytetarët amerikanë do të jenë pjesë e lirimit të pengjeve, raporton cnn.

“Ne shpresojmë se do të përfshijë tre gra dhe fëmijë me shtetësi të dyfishtë, të cilët janë shtetas amerikanë. Kjo do të ndodhë në ditët në vijim. Ne nuk do të komentojmë për raste individuale pasi procesi është duke u zhvilluar”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden u tha gazetarëve të premten pasdite se SHBA-ja nuk e dinte se kur do të liroheshin qytetarët amerikanë që mbaheshin peng.

Ai tha se nuk e dinte se kur do të liroheshin tre amerikanët që bëjnë pjesë në kategorinë e grave ose fëmijëve, përfshirë tashmë katërvjeçaren Abigail Edan, por konfirmoi se “pret që kjo të ndodhë”.

Zyrtarët shpresojnë se tre shtetasit amerikanë – dy gra dhe Edani katër vjeçar – do të jenë pjesë e lirimit të negociuar të të paktën 50 grave dhe fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat