Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se 30 palestinezë u liruan të martën

Azia

Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se 30 palestinezë u liruan të martën

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 23:03
Pengjet e liruara

Gjithsej 30 palestinezë u liruan të martën nga burgjet izraelite në Damon, Megiddo dhe Ofer, tha shërbimi i burgjeve izraelite.

Një autobus që besohet se bartte disa nga palestinezët e liruar është larguar nga burgu Ofer dhe tani ndodhet në Bregun Perëndimor, shkruan CNN.

Autobusi u pa duke dalë nga burgu në pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara në TV Palestine dhe AFPTV.

Hamasi liroi 12 pengje – 10 izraelitë dhe dy shtetas tajlandezë – të martën, sipas qeverisë izraelite.

Disa nga 10 pengjet izraelite të liruar të martën kanë shtetësi të dyfishtë.

Sipas kushteve të marrëveshjes së ndërlikuar Izrael-Hamas, Izraeli duhet të lirojë tre palestinezë për çdo peng izraelit të liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat