Gaza: Dhjetëra njerëz të vrarë në kampin e refugjatëve Jabalia

Azia

Gaza: Dhjetëra njerëz të vrarë në kampin e refugjatëve Jabalia

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Dhjetëra njerëz janë vrarë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Rripit të Gazës.

Disa pamje tregojnë banorët duke përdorur duart e tyre të zhveshura për të shpëtuar të mbijetuarit nën rrënoja, ndërsa të tjerët zbulojnë trupa të pajetë, duke përfshirë një foshnjë të pajetë, trupi i të cilit duket se është copëtuar.

Disa të lënduar në gjendje kritike po transportohen me barela apo edhe dyshekë.

“Ku është babai im?” bërtiste një fëmijë i mbuluar me pluhur.

Jabalia i cili është kampi më i madh i refugjatëve në Gaza, u shënjestrua dy herë në dy ditë nga sulmet ajrore izraelite.

Kampi me popullsi të dendur në veri të enklavës së rrethuar mbulon një sipërfaqe prej 1,4 km katrorë.

Sipas OKB-së, ka rreth 116 mijë refugjatë të regjistruar në kamp, raporton Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat