​Një i vdekur pas tërmetit në Filipine

Azia

​Një i vdekur pas tërmetit në Filipine

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Të paktën një person ka humbur jetën pas një tërmeti me fuqi 7.4 ballë të Rihterit që goditi pjesët jugore të Filipineve të shtunën mbrëma, raportojnë mediat lokale.

Një grua shtatzënë vdiq pasi muri i shtëpisë së saj u shemb si pasojë e tërmetit që goditi Surigao del Sur dhe pjesë të rajonit të Davaos, sipas Manila Times. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe bashkëshorti dhe fëmija i gruas.

Tërmeti i fuqishëm që u ndje në orën 22:00. detyroi rreth 10,000 individë nga pesë zona në të gjithë Davao të evakuoheshin në vende më të sigurta, veçanërisht ato nga bashkitë bregdetare.

Në Mati, Davao Oriental, rreth 2,000 persona gjithashtu kërkuan strehim në ndërtesën e kryeqytetit për siguri. Muajin e kaluar, një tërmet me fuqi 6.7 goditi ishullin Burias të Filipineve, duke vrarë të paktën nëntë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat