Programi Botëror i Ushqimit do t’i jap fund ndihmës së përgjithshme në Sirinë veriperëndimore

Azia

Programi Botëror i Ushqimit do t’i jap fund ndihmës së përgjithshme në Sirinë veriperëndimore

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Programi Botëror i Ushqimit (PBU) thotë se do të ndalojë programin e tij të përgjithshëm të ndihmës ushqimore në Sirinë veriperëndimore në fillim të vitit 2024 për shkak të mungesës së fondeve.

Megjithatë, ajo do të vazhdojë të mbështesë familjet e prekura nga emergjencat dhe fatkeqësitë natyrore përmes ndërhyrjeve emergjente më të vogla dhe më të synuara.

Kjo është hera e shtatë që PBU-ja njofton një reduktim të ndihmës për Sirinë. Njoftimi i fundit ishte më 13 qershor kur deklaroi një shkurtim të ndihmës ushqimore për rreth 2.5 milion njerëz, nga 5.5 milion e mëparshme, duke përmendur një krizë financimi.

“PBU tani është në një pikë kthese vendimtare në Siri, duke kërkuar vendime të vështira”, tha një zëdhënës në një deklaratë, raporton Aljazeera.

Qasja që kishte ndjekur PBU-ja ishte të jepte sasi më të vogla ushqimi për t’u përpjekur të arrinte më shumë njerëz në përgjithësi, thuhet në deklaratë. Pavarësisht kësaj, burimet mbeten të pamjaftueshme, duke e shtyrë programin të rivlerësojë qasjen e tij ndaj ndihmës ushqimore në Siri.

PBU-ja njoftoi se ndër programet që do të vazhdojë të mbështesë është Programi i Mbështetjes së Jetesës për familjet bujqësore, së bashku me ndërhyrjet në mbështetje të sistemeve ushqimore lokale, si rehabilitimi i sistemeve të ujitjes dhe furrave të bukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat