Izraeli ‘sulmohet furishëm me raketa në qytete dhe komunitete të shumta’, aktivizohet sistemi “Irone Dome”

Azia

Izraeli ‘sulmohet furishëm me raketa në qytete dhe komunitete të shumta’, aktivizohet sistemi “Irone Dome”

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 13:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar paralajmërime për sulme ajrore në qytete dhe komunitete të shumta të Izraelit – pas një breshëri raketash të lëshuara nga Gaza.

Gazetarët atje po raportojnë se zonat e Izraelit qendror si dhe qyteti Ashdot në veri dhe Ashkelon në jug janë sulmuar me raketa, raporton Sky News.

Tel Avivi aktualisht është duke u sulmuar për herë të dytë, sipas një gazetari në terren.

Kjo vjen pas një periudhe relativisht të qetë në Izrael, dhe disa raportimeve që sugjeruan se Hamasi dhe grupet e tjera palestineze mund të kenë mbetur pa raketa.

Një video e ndarë në rrjetin social X tregon momentin kur sistemi “Irone Dome” shuante një mori raketash në Izraelin qendror.

Paralajmërimet për sulme ajrore u lëshuan në komunitetet afër Rripit të Gazës, në veri të Izraelit, në pjesën qendrore të vendit, në qytetin Ashkelon, në qytetin Ashdot dhe në zonën Lakhish, sipas mesazheve që iu dërguan banorëve nga ushtria.

Grupi Hamas ka marrë përgjegjësinë për shkrepjen e raketave nga Gaza.

“Brigadat Al Qassam bombarduan Tel Avivin me një breshëri raketash në përgjigje të masakrave sioniste kundër civilëve”, thuhet në një deklaratë të Hamasit.

Ndonëse deklarata e tyre përmend vetëm Tel Avivin, zona dhe qytete të tjera kanë qenë gjithashtu cak i raketave, sipas raportimeve të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat