LIVE: Vriten edhe tre ushtarë izraelitë - Protesta në Tel Aviv ndërsa mblidhet kabineti izraelit i luftës

Azia

LIVE: Vriten edhe tre ushtarë izraelitë - Protesta në Tel Aviv ndërsa mblidhet kabineti izraelit i luftës

Nga: Bota sot Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 06:18 Përditësuar në ora: 21:32 më 26.12.2023
Protesta në Tel Aviv

Vriten edhe tre ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan për vdekjen e tre ushtarëve në luftimet në Rripin e Gazës.

Autoritetet izraelite kanë konfirmuar vdekjen e tre ushtarëve të tjerë duke e çuar numrin e trupave të vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore në 161.

Maor Lavi u vra në Gazën qendrore dhe një tjetër ushtar i Batalionit 450 u plagos rëndë në të njëjtën betejë, raporton thetimesofisrael.

Shay Shamriz dhe Shaul Greenglick u vranë në pjesën veriore të Rripit dhe një tjetër oficer dhe dy ushtarë të Batalionit 931 u plagosën rëndë në të njëjtën betejë.

Edhe një ushtar i njësisë së zbulimit të Brigadës Nahal u plagos rëndë në veri të Gazës.

Ndryshe, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza raportojë 241 personave të vrarë në 24 orët e fundit. 

Protesta në Tel Aviv ndërsa mblidhet kabineti izraelit i luftës

“Tani! Tani! Tani!”: Ky është mesazhi që po u dërgojnë anëtarëve të kabinetit që ndodhen në Kirya, të cilët po takohen aktualisht.

Tani disa nga gjërat që ata vazhdojnë të thonë janë: “Ne ju mbajmë përgjegjës për jetën e tyre. Detyra jote është t'i kthesh ata”. Kjo ka të bëjë me robërit e mbetur, 129 prej tyre ende të mbetur në Gaza.

Ju mund të dëgjoni zemërimin. Ju gjithashtu mund të dëgjoni dëshpërimin në zërat e atyre këtu.

Gjëja tjetër që ata thonë është se është detyrë e kabinetit të luftës jo vetëm t'i kthejë ata, por të kthejë secilin prej tyre. Dhe ata po bëjnë thirrje për një armëpushim tani.

Irani i dërgon letër OKB-së për vrasjen e komandantit

Nga: A.Sh

Saeid Iravani ia dërgoi letrën Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe presidentit të Këshillit të Sigurimit në përgjigje të vrasjes së Sayyed Razi Mousavi nga një sulm ajror izraelit në Siri.

Mousavi ishte një gjeneral i lartë në Korpusin e Gardës Revolucionare iraniane. Iravani e quajti vrasjen "të neveritshme dhe frikacake", sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Republikës Islamike (IRNA).

Në letër, ai tha se Irani ka një "të drejtë legjitime" për një "përgjigje vendimtare në kohën e duhur që e sheh të nevojshme".

Shefi i mbrojtjes izraelite lë të kuptohet për aksione në Irak, Jemen dhe Iran

Ndërsa trupat izraelite intensifikojnë luftën në Gazë për eliminimin e Hamasit, Izraeli vazhdon të jetë objektiv i sulmeve të vazhdueshme nga drejtime të ndryshme. Përmes një paralajmërimi të martën, shefi i mbrojtjes së Izraelit tha se vendi i tij do të veprojë menjëherë ndaj atyre që guxojnë ta sulmojnë atë, ndërsa la të kuptohet se Izraeli kishte ndërmarrë veprime ndaj aktorëve në disa shtete.

Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, la të kuptohet të martën se Izraeli kishte ndërmarrë aksione në Irak, Jemen dhe Iran si kundërpërgjigje për sulmet ndaj Izraelit, ndërsa lufta me militantët palestinezë të udhëhequr nga Hamasi po zgjerohet në Rripin e Gazës dhe më tej.

“Jemi në një luftë me shumë fronte dhe po sulmohemi nga shtatë drejtime të ndryshme: Gaza, Libani, Siria, Judea dhe Samaria të Bregut Perëndimor, Iraku, Jemeni dhe Irani. Tashmë kemi reaguar dhe vepruar në gjashtë nga këto vende. Dua ta bëj të qartë se kushdo që vepron kundër nesh është një objektiv i mundshëm, nuk ka imunitet për askënd”.

Që nga shpërthimi i luftës në Gazë, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ushtria izraelite ka thënë se ka reaguar ndaj sulmeve nga Libani dhe Siria dhe se ka bastisur militantët në Bregun Perëndimor.

Izraeli nuk është shprehur publikisht për veprime të tilla në Yemen, nga ku organizata Houthi, e lidhur me Iranin, ka goditur Izraelin me raketa me rreze të gjatë veprimi dhe dronë dhe ka sulmuar anijet në Detin e Kuq.

Po ashtu, Izraeli nuk është shprehur publikisht se ka vepruar në Irak, ku një grup i armatosur pro-iranian tha javën e kaluar se kishte goditur me dronë qytetin port të Eliatit në Izrael.

Madje nuk është folur as për operacione brenda Iranit, armiku kryesor i Izraelit dhe mbështetësi kryesor i Hamasit dhe Hezbollahut në Liban.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se Izraeli nuk po ndalet dhe nuk do të ndalet deri në fitore. Ai u zotua gjatë një fjalimi në parlamentin e vendit, ndërsa familjet e më shumë se 100 pengjeve izraelite të mbajtura në Gazë mbanin parulla me kërkesat që Izraeli të arrinte sa më parë një marrëveshje për lirimin e tyre.

“Po u drejtohem nga kjo foltore trupave ushtarake si dhe familjeve dhe të afërmeve të të rrëmbyerve, ne nuk do të ndalemi deri në fitore. Sepse ky është vendi ynë dhe nuk kemi rrugë tjetër”.

Kryeministri shkoi në pjesën veriore të Rripit të Gazës të hënën për t'u takuar me ushtarët izraelitë, ku i siguroi ata se lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të mposhtet.

“Duhet të sigurohemi që Hamasi të mos kthehet më kurrë. Kjo kërkon atë që secili prej jush kërkon, të luftoni deri në fund. Jam krenar për vendosmërinë tuaj për t’i shkuar deri në fund kësaj”, tha zoti Netanyahu.

Sulmet izraelite goditën Gazën qendrore të dielën vonë dhe të hënën. Autoritetet shëndetësore në territorin e drejtuar nga Hamasi thanë se të paktën 70 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit që goditi kampin e refugjatëve Maghazi./VOA

Rreth 21 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Pothuajse 21,000 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë.

Përkatësisht, 20,915  janë vrarë dhe 54,918 janë plagosur.

Sipas të dhënave, 241 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit dhe 382 janë plagosur, raporton Sky news.

Rikujtojmë se Izraeli ka qenë nën presionin e SHBA-së për të ulur intensitetin e luftimeve në Gaza, për të reduktuar numrin e civilëve të vrarë.

Izraeli e Hamasi e presin ftohtë propozimin egjiptian për përfundimin e luftës

Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – më 25 dhjetor e pritën ftohtë një propozim të Egjiptit për t’i dhënë fund luftës. Por, armiqtë e kamotshëm nuk e refuzuan krejtësisht planin, duke rritur mundësitë për një rund të ri të diplomacisë për ndërprerjen e ofensivës shkatërruese izraelite në Rripin e Gazës.

Plani egjiptian bën thirrje për lirimin e pengjeve përmes disa fazave dhe për formimin e një qeverie palestineze, të përbërë nga ekspertët, që do të administronte Rripin e Gazës dhe Bregun e pushtuar Perëndimor, sipas një zyrtari të lartë egjiptian dhe një diplomati evropian, që janë në dijeni me propozimin.

Zyrtari egjiptian, që foli në kushte anonimiteti për propozimin, tha se detajet janë punuar me shtetin e Katarit, dhe propozimi u është prezantuar qeverive të Izraelit, Shteteve të Bashkuara, shteteve evropiane dhe Hamasit. Egjipti dhe Katari ndërmjetësojnë mes Izraelit dhe Hamasit, ndërkaq SHBA-ja është aleatja më e ngushtë e Izraelit dhe një fuqi kyçe në rajon.

Kryeministri izraelit, Benjamin Nentanyahu, nuk e ka komentuar drejtpërdrejt propozimin. Por, gjatë bisedës me anëtarët e partisë së tij, Likud, ai tha se ishte i vendosur që të vazhdonte me ofensivën e Izraelit, që nisi si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit, ku u vranë 1.200 persona dhe u morën peng rreth 240 të tjerë.

“Ne do t’i zgjerojmë luftimet në ditët në vijim dhe kjo do të jetë një betejë e gjatë që nuk është afër përfundimit”, tha ai.

Hamasi ka vazhduar të gjuajë raketa brenda Izraelit, teksa luftimet po vazhdojnë. Të hënën mbrëma, grupi radikal lëshoi një breshëri raketash, duke nxitur lëshimin e sirenave për sulme ajrore në qytetin jugor izraelit Ashkelon. Sipas videove të Associated Press, sistemi mbrojtës i Izraelit shkatërroi disa raketa. Ende nuk ka raportime për dëme apo viktima nga këto sulme.

Propozimi egjiptian nuk përfshin qëllimin e Izraelit për të shtypur Hamasin. Po ashtu, duket se është në kundërshtim me këmbënguljen e Izraelit që të mbajë kontroll ushtarak mbi Gazën për një periudhë të gjatë kohore pasi të përfundojë lufta.

Por, Netanyahu po përballet me presion brenda vendit që të arrijë një marrëveshje për lirimin e më shumë se 100 robërve izraelitë, të cilët ende mbahen peng në Gazë.

Përderisa ai gjatë një fjalimi në Parlament u zotua se do të vazhdojë luftën, familjarët e njerëzve që po mbahen rob e penguan atë dhe kërkuan kthimin e të gjitha pengjeve. “Tani, tani”, brohoritën ata.

Rritja e numrit të ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë operacionit tokësor, po ashtu, kërcënon që të minojë mbështetjen e publikut për luftën. Ushtria izraelite njoftoi për vdekjen edhe të dy ushtarëve të hënën, duke bërë që numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë gjatë luftës të arrijë në 156.

Kabineti i luftës i Netanyahut ka mbajtur një takim mbrëmjen e së hënës, por ende është e paqartë nëse gjatë mbledhjes është diskutuar për propozimin egjiptian.

Hamasi ende zyrtarisht nuk ka reaguar për propozimin. Por, është e paqartë nëse Hamasi do të pajtohej të hiqte dorë nga pushteti, pasi për 16 vjet kontrollon Gazën.

Izzat Rishq, zyrtar i lartë i Hamasit i cili besohet se gjendet në Katar, lëshoi një deklaratë duke përsëritur qëndrimin e grupit radikal se nuk do të negociojnë “pa përfundimin e plotë të agresionit”. Ai tha se Hamasi nuk do të pajtohej “për një armëpushim të përkohshëm apo të pjesshëm që do të zgjaste për një periudhë të shkurtër kohore”.

Lajmi për propozimin e Egjiptit u bë i ditur teksa sulmet e ashpra ajrore të Izraelit goditën pjesën qendrore dhe jugore të Gazës.

Në kampin e refugjatëve Magazi të hënën punëtorët e shpëtimit nxorën trupa nga rrënojat, pas sulmeve të një nate më parë. Sipas të dhënave që i ka parë AP-ja, në spitalin Al-Aksa që gjendet pranë kampit, të paktën 106 persona janë vrarë – duke bërë që ky sulm të jetë një prej sulmeve më vdekjeprurëse ajrore gjatë fushatës së Izraelit.

Organizatë Botërore e Shëndetësisë vizitoi të hënën spitalin, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Spitali po pranon më shumë pacientë sesa që ka kapacitet dhe staf. Shumë nga ta nuk do t’i mbijetojnë pritjes”, tha ai nëpërmjet një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Lufta ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, duke vrarë më shumë se 20.600 palestinezë dhe duke detyruar që të zhvendoset pothuajse e gjithë popullsia e territorit prej 2.3 milionë banorësh.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, po ashtu, kanë paralajmëruar se çereku i popullsisë është duke u përballur me uri në territorin e rrethuar nga Izraeli, i cili lejon që në Gazë të futet vetëm një sasi e vogël e furnizimeve.

Në jug të Rripit të Gazës, Hamasi ka pranuar se e ka qëlluar për vdekje një djalë 13 vjeç, i cili ishte pjesë e një grupi njerëzish që tentuan të merrnin ndihma nga një kamion. Vrasja e tij ka nxitur protesta të dhunshme dhe kritika të rralla publike kundër Hamasit.

Propozimi egjiptian

Propozimi egjiptian është ambicioz, që synon jo vetëm t’i japë fund luftës, por po ashtu paraqet një plan për ditën pasuese.

Propozimi bën thirrje për një armëpushim fillestar prej dy javësh, gjatë së cilit, luftëtarët e Hamasit do të lironin 40 deri në 50 pengje, në mesin e të cilëve gra, të sëmurë dhe të moshuar, në këmbim të lirimit të 120-150 palestinezëve nga burgjet izraelite, tha zyrtari egjiptian.

Në të njëjtën kohë, negociatat do të vazhdonin për zgjatjen e armëpushimit dhe lirimit të më shumë pengjeve dhe trupave të pajetë që mbahen nga Hamasi, tha ai.

Zyrtarët izraelitë vlerësojnë se 20 nga pengjet kanë vdekur ose janë vrarë gjatë robërimit.

Egjipti dhe Katari, sipas propozimit, po ashtu do të punonin me të gjitha fraksionet palestineze, përfshirë Hamasin dhe rivalin e tij, Autoritetin Palestinez – të njohur ndërkombëtarisht – për t’u pajtuar për krijimin e një qeverie të ekspertëve, tha zyrtari egjiptian.

Kjo qeveri do të qeveriste me Gazën dhe Bregun Perëndimor për një periudhë transitore derisa fraksionet palestineze do të punonin drejt mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, Izraeli dhe Hamasi do të negocionin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare, tha ai. Një marrëveshje e tillë, sipas propozimit, do të përfshinte lirimin e pengjeve të mbetura në këmbim të lirimit të të gjithë burgosurve palestinezë në Izrael, por edhe tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza dhe që Hamasi t’i ndalë sulmet me raketa ndaj Izraelit.

Mbi 8.000 palestinezë po mbahen nga Izraeli të dënuar nën akuza që lidhen me sigurinë, sipas të dhënave palestineze. Disa prej tyre janë dënuar për sulmet vdekjeprurëse ndaj izraelitëve. Përderisa lirimi i tyre mund të jetë kundërthënës, Izraeli ka një histori të pajtimit për lirimin e palestinezëve.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry, të hënën zhvilloi një bisedë telefonike me kryediplomatin e Iranit, Hossein Amirabdollahian, me të cilin foli për luftën në Gazë, njoftoi Ministria e Jashtme egjiptiane. Në njoftim u tha se Shoukry ka diskutuar për përpjekjet për të arritur një armëpushim gjithëpërfshirës, por nuk u dhanë detaje të tjera. Irani është mbështetës i madh i Hamasit.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë refuzoi që të komentonte për propozimin egjiptian.

Zyrtarët amerikanë mbeten në kontakt të ngushtë me Egjiptin dhe Katarin për lirimin e më shumë pengjeve dhe për këtë kanë qarkulluar disa propozime, tha një person që është në dijeni të bisedimeve. Përderisa propozimi i Egjiptit është shikuar si sinjal pozitiv, SHBA-ja është skeptike se do të prodhojë zgjidhje, tha personi që kishte dijeni me bisedimet, i cili foli në kushte anonimiteti.

Brenda Gazës

Ofensiva e Izraelit është një ndër fushatat ushtarake më shkatërruese në historinë moderne. Mbi dy e treta e 20.674 palestinezëve të vrarë janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, institucion që nuk bën dallimin në mesin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.

Ofensiva ka shkaktuar një krizë humanitare në Gazë, territor që po përballet me mungesë të furnizimeve ushqimore, mjekësore dhe furnizimeve të tjera bazike.

Me dërgimin e kufizuar të ndihmave, turma të njerëzve kanë tentuar të marrin mallra nga kamionët që transportojnë ndihma. Një luftëtar i Hamasit është parë duke hipur mbi disa makina. Ky grup ka thënë se po i mbron dërgesat, ndërkaq Izraeli e ka akuzuar grupin se po i vjedh ndihmat.

Në jug të Rripit të Gazës, Hamasi e pranoi se një polic i Ministrisë së Brendshme të udhëhequr nga grupi, qëlloi për vdekje një 13-vjeçar, duke thënë se ka pasur të shtëna me armë pasi një grup personash tentuan të merrnin ndihmat nga një kamion në Rafah të shtunën, tha një zyrtar i zyrës për media të qeverisë së Hamasit.

Të shtënat nxitën protesta të dhunshme dhe kritika të rralla publike ndaj Hamasit, grupit radikal që ka shfaqur pak tolerancë ndaj disidencës gjatë sundimit të tij në Gazë.

Familjarët e zemëruar të Ahmed Brikeh, djalit që u vra nga Hamasi, tentuan të sulmonin një stacion policor, duke djegur goma dhe duke kërkuar që polici që vrau 13-vjeçarin, të mbahet përgjegjës për këtë akt.

Një familjar i 13-vjeçarit, Mosaad Brikeh, fajësoi Hamasin për vrasjet përmes një videoje që ka qarkulluar në mediat sociale, përmes së cilës ai akuzoi policin që kreu vrasjen se e ka vrarë atë me plumb në kokë.

Palestinezët tregojnë letërnjoftimet ndërsa janë grumbulluar për të marrë racione mielli për familjet e tyre jashtë një magazine të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNRWA, në Rafah, në Rripin jugor të Gazës më 12 dhjetor.

Ai tha se familja paraprakisht kishte bashkëpunuar me Hamasin për të siguruar zonën kufitare me Egjiptin. Ai kërkoi që polici të mbahet përgjegjës, duke paralajmëruar se familja do të ndalojë “çdo veturë” që të kalojë përmes zonës.
Shkatërrimi që ka sjellë lufta në javët e fundit ka nxitur edhe shpërthime sporadike të zemërimit ndaj Hamasit, diçka që në të kaluarën ka qenë e paimagjinueshme.

Izraeli përballet me kritika ndërkombëtare për numrin e lartë të të vrarëve në mesin e civilëve. Izraeli për këtë fajëson Hamasin, duke thënë se grupi radikal përdor zonat e banuara dhe tunelet. Izraeli po ashtu ka deklaruar se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit, ndonëse për këtë pretendim nuk ka ofruar dëshmi.

Të hënën në mbrëmje, ushtria izraelite tha se ka zbuluar një makinë të vjedhur të familjes së pengut izraelit, Samer Al-Talalka. Vetura tha se u gjet në një spital në veri të Gazës. Al-Talalka ishte në mesin e tri pengjeve që gabimisht u vranë nga ushtarët izraelitë në Gazë më herët gjatë këtij muaji.

Ushtria tha se copëza të një granate dhe gjurmë gjaku të një pengu tjetër u gjetën në veturë.

“Gjetja e veturës e lidh direkt spitalin me ngjarjet brutale të 7 tetorit”, tha ushtria izraelite.

Krishtlindja në kohë lufte

Dhjetëra anëtarë të komunitetit të vogël krishterë në Gazë kanë mbajtur Meshën e Krishtlindjes në Kishën e Familjes së Shenjtë në Qytetin e Gazës, që po ashtu përdoret edhe si strehimore. Javën e kaluar, zyrtarët katolikë thanë se dy gra të krishtera u vranë pasi Izraeli sulmoi me snajperë Kishën.

“Kjo nuk është kremte”, tha Kamal Ayad, gruaja dhe vajza e të cilit u vranë gjatë të shtënave. “Kjo është kremte e dhimbjes së popullit palestinez”.

Ai tha se shpreson që të ketë “paqe dhe shpresë për një armëpushim”.

Mesha u mbajt të dielën mbrëma, por detajet për mbajtjen e saj u bënë publike vetëm të hënën, për shkak se Gaza përballet me ndërprerje të shpeshta të shërbimeve të internetit.

Betlehemi u mbyll për të krishterët dhe festimet për Krishtlindje u anuluan./rel

Izraeli sulmon Gazën qendrore teksa synon zgjerimin e ofensivës

Forcat izraelite kanë bombarduar kampet palestineze të refugjatëve në Gazën qendrore të martën, thanë banorët. Duket se Izraeli po përgatitet të zgjerojë ofensivën e tij tokësore në seksionin e tretë të territorit të pushtuar.

Izraeli është zotuar se do të shtypë Hamasin – grup palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – për shkak të sulmit vdekjeprurës që grupi kreu në jug të Izraelit më 7 tetor. Për javë të tëra, forcat izraelite janë përfshirë në luftime të ashpra urbane në veri të Gazës dhe në qytetin jugor të Han Junisit, duke shtyrë palestinezët që të gjejnë strehim në skajet e territorit.

Pavarësisht presionit ndërkombëtar për armëpushim dhe thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për të reduktuar numrin e viktimave në mesin e civilëve, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, një ditë më herët paralajmëroi se lufta nuk është afër fundit.

Lufta ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, duke vrarë më shumë se 20.600 palestinezë dhe duke detyruar që të zhvendoset pothuajse e gjithë popullsia e territorit prej 2.3 milionë banorësh.

Si pasojë e sulmeve të Hamasit, në Izrael janë vrarë 1.200 persona dhe janë zënë rob 240 të tjerë.

Banorët e Gazës qendore thanë më 26 dhjetor se gjatë natës ka pasur granatime dhe sulme ajrore në kapet Nuseriat, Magazi dhe Burej. Në këto kampe janë strehuar palestinezët e larguar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës së vitit 1948 me Izraelin – dhe tani kampet janë mbushur edhe me të zhvendosurit si pasojë e luftës së fundit.

“Bombardimet ishin shumë intensive”, tha Radwan Abu Sheitta, mësues palestinez që jeton në Burej.

Brigada e Kasamit, që është krahu ushtarak i Hamasit, tha se luftëtarët e tij kanë goditur një tank izraelit në lindje të Burejit. Ky pretendim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, por sugjeron se forcat izraelite po lëvizin drejt kampit.

Po ashtu, sulme nga ajri ka pasur edhe në linde të kampit Nuseriat, thanë banorët.

Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën për të shkatërruar aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, grupit që udhëheq me Gazën që 16 vjet./REL

Netanyahu zotohet se do të zhvillojë luftë të gjatë në Gaza

Nga: A.M.

Lufta e Izraelit në Gaza është larg përfundimit, tha të hënën kryeministri Benjamin Netanyahu, pasi u kthye nga një udhëtim në enklavën e rrethuar.

Kjo ishte vizita e tij e dytë në strip që nga 7 tetori, raporton CNN, transmeton "Bota sot".

“Do të jetë një luftë e gjatë dhe nuk është afër përfundimit. Ne kemi nevojë për durim, kohezion, unitet dhe aderim ndaj misionit”, tha Netanyahu në një deklaratë të publikuar nga partia e tij Likud.

Netanyahu u tha anëtarëve të tij të partisë se sapo u kthye nga një udhëtim në Gaza dhe u takua me ushtarët izraelitë atje. I thanë të vazhdonte operacionin ushtarak.

“Ne nuk ndalemi, vazhdojmë të luftojmë dhe thellojmë luftimet në ditën e ardhshme”, tha ai në deklaratë.

“Ne gjithmonë do t’i mbrojmë forcat tona”, thotë zyrtari amerikan i mbrojtjes

Nga: A.M.

Tani do japim më shumë për sulmet ajrore hakmarrëse të SHBA-së në Irak.

Ushtria amerikane tha se sulmet u kryen me gjasë duke "vrarë një numër të militantëve të Kataib Hezbollah" dhe duke shkatërruar objekte të shumta të përdorura nga grupi.

Gjenerali Michael Erik Kurilla, kreu i komandës qendrore të SHBA, tha se sulmet kishin për qëllim t'i mbanin ata përgjegjës për sulmet në një bazë amerikane në Erbil të Irakut.

"Ne gjithmonë do të mbrojmë forcat tona," tha gjenerali Kurilla.

Presidenti Joe Biden u informua për sulmin dhe urdhëroi Pentagonin të përgatiste opsionet e reagimit.

"Presidenti nuk vendos prioritet më të lartë se sa mbrojtja e personelit amerikan që shërben në mënyrë të dëmshme," tha Adrienne Watson, një zëdhënëse e Këshillit të Sigurimit të Shteteve të Bashkuara.

"Shtetet e Bashkuara do të veprojnë në një kohë dhe në mënyrën e zgjedhjes sonë nëse këto sulme vazhdojnë."

Është hakmarrja më e fundit në një rritje të dhunës midis SHBA-së dhe milicive të lidhura me Iranin, e cila filloi në mes të tetorit.

Grupe si Kataib Hezbollah besohet se kanë filluar të shënjestrojnë asetet e SHBA në Irak dhe Siri për shkak të mbështetjes së Uashingtonit për Izraelin kundër luftës së tij kundër Hamasit.

SHBA godet objektet e militantëve të mbështetur nga Irani në Irak

Nga: A.M.

Ushtria amerikane ka kryer sulme hakmarrëse në tre objekte në Irak që përdoren nga militantët e mbështetur nga Irani, ka thënë Pentagoni.

Ai tha se sulmet ishin një përgjigje ndaj një serie sulmesh kundër personelit amerikan në Irak dhe Siri nga milicitë e sponsorizuara nga Irani.

Tre personel amerikan u plagosën si pasojë, duke përfshirë një që është në gjendje kritike, tha Pentagoni, raporton Sky news, transmeton "Bota sot".

"Lutjet e mia janë me amerikanët e guximshëm që u plagosën," tha në një deklaratë Lloyd Austin, sekretari i mbrojtjes i SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat