Rëndohet bilanci, ja sa ka shkuar numri i viktimave nga tërmeti katastrofik në Japoni

Azia

Rëndohet bilanci, ja sa ka shkuar numri i viktimave nga tërmeti katastrofik në Japoni

Më: 9 janar 2024 Në ora: 09:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka shkuar në 202 numri i viktimave si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Japoninë më 1 janar, ndërkohë 102 persona raportohen të zhdukur.

Tërmeti me magnitudë 7.6 që goditi bregun perëndimor të Japonisë ka shkaktuar dëme të shumta në infrastrukturë, ndërsa 23,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në prefekturën Hokuriku.

Lëkundjet, të cilat u ndjenë deri në Tokio, 300 kilometra larg, shkaktuan gjithashtu një cunami, me valë mbi një metër të lartë.

Ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Japoninë, pas tërmetit në vitin 2016 në pjesën jugperëndimore të vendit, ku humbën jetën 276 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat