Sulmet amerikane dhe britanike ndaj Houthi – vjen reagimi i Arabisë Saudite

Azia

Sulmet amerikane dhe britanike ndaj Houthi – vjen reagimi i Arabisë Saudite

Më: 12 janar 2024 Në ora: 08:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet amerikane dhe britanike mbi Houthit në Jemen.

Ndërsa Irani e dënoi sulmin, duke e quajtur atë një shkelje të sovranitetit të Jemenit, raportoi Nour News.

“Këto sulme janë një shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Jemenit, dhe një shkelje e ligjeve ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nassar Kannani.

“Këto sulme do të kontribuojnë vetëm në pasiguri dhe paqëndrueshmëri në rajon”, ka vlerësuar më tej ai.

Grupi militant Hezbollah në Liban gjithashtu e dënoi veprimin.

Grupi, i cili është ndër disa në rajon në linjë me Iranin, tha: “Agresioni amerikan konfirmon edhe një herë se SHBA është një partner i plotë në tragjeditë dhe masakrat e kryera nga armiku sionist në Gaza dhe në rajon”.

Arabia Saudite bëri thirrje për përmbajtje dhe për “shmangie të përshkallëzimit”, me ministrinë e jashtme që tha se po monitoronte nga afër situatën me “shqetësim të madh”.

Ajo kishte qenë e angazhuar në bisedimet e paqes me Houthi-t në muajt e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat