Ushtria izraelite thotë se ka goditur “celula terroriste” në Liban

Azia

Ushtria izraelite thotë se ka goditur “celula terroriste” në Liban

Më: 13 janar 2024 Në ora: 11:12
Liban

Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer sulme gjatë natës në tri, siç i quajtën “celula terroriste” në jug të Libanit.

IDF tha se objektivat ishin përgatitur për të kryer sulme në veri të Izraelit, shkruan Sky News.

Një helikopter sulmues u përdor për të goditur dy objektiva në zonën Marëahin, ndërsa forcat speciale dhe artileria goditën një skuadër raketash antitank në Yaroun.

Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat