Arrin në tetë numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut në Kinë

Azia

Arrin në tetë numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut në Kinë

Më: 22 janar 2024 Në ora: 15:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka arritur në tetë numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjes së dheut që goditi provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan.

Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një shpëtim “të gjithanshëm” në zonën që po përjeton temperatura nën zero.

Shkaku i rrëshqitjes së dheut mbetet i paqartë, por rajoni i largët malor është i prirur ndaj tyre, raporton BBC.

Më shumë se 500 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe rreth 1000 punonjës shpëtimi u dërguan në vendin e ngjarjes.

Zëvendëskryeministri kinez Zhang Guoqing thuhet se udhëhoqi një grup në vend për të drejtuar operacionet e shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat