Malajzia ia zvogëlon dënimin ish-kryeministrit Najib Razak

Azia

Malajzia ia zvogëlon dënimin ish-kryeministrit Najib Razak

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 09:40
Ish-kryeministri malajzias Najib Razak

Malajzia ka ulur dënimin e ish-kryeministrit Najib Razak, i cili u dënua me 12 vjet burgim për korrupsion në skandalin shumë miliardë dollarësh.

Najib do të lirohet në gusht të vitit 2028 dhe gjobat e vendosura ndaj tij reduktohen në 50 milionë ringgit (10.6 milionë dollarë) nga 210 milionë ringgit (44.5 milionë dollarë), tha bordi i faljes, shkruan Al Jazeera.

Ai mbetet në gjyq në çështje të shumta që lidhen me 1Malaysia Development Berhad (1MDB), një fond shtetëror që ai krijoi si kryeministër për të nxitur zhvillimin ekonomik, por që hetuesit thonë se në vend të kësaj u grabit për të blerë superjahtin Equanimity, prona të nivelit të lartë dhe financuar prodhimin i filmit The Wolf of Wall Street me Leonardo DiCaprio.

Hetuesit kanë thënë se rreth 4.5 miliardë dollarë janë vjedhur, me qindra milionë që kanë përfunduar në llogari të lidhura me ish-kryeministrin.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat