Norvegjia transferon fonde tek UNRWA

Azia

Norvegjia transferon fonde tek UNRWA

Nga: A.SH Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë Espen Barth Eide ka thënë në një postim në X se vendi i tij i ka dërguar 26 milionë dollarë agjencisë së OKB-së.

Më shumë se një dhjetë vende kanë pezulluar fondet për UNRWA, një ofrues thelbësor i ndihmave humanitare në Gaza, pasi Izraeli akuzoi 12 nga punonjësit e agjencisë për pjesëmarrje në sulmet e 7 tetorit.

“Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria. Shërbimet shëndetësore janë shembur. Përveç të gjitha pasojave të luftës, shumë po vdesin nga sëmundjet infektive dhe për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor.

Mbështetja jonë për përpjekjet e UNRWA-s është më e rëndësishme se kurrë”, tha në një deklaratë zyrtare Ministrja e Zhvillimit Ndërkombëtar të Norvegjisë Anne Beathe Tvinnereim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat