LIVE: Izraeli zbulon një tunel të Hamasit/ Irani kërcënon izraelitët – ka një mesazh edhe për Netanyahun!

Azia

LIVE: Izraeli zbulon një tunel të Hamasit/ Irani kërcënon izraelitët – ka një mesazh edhe për Netanyahun!

Nga: Bota sot Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 06:47 Përditësuar në ora: 23:54 më 10.02.2024
Foto ilustrim

Irani kërcënon Izraelin: Lufta kundër Libanit do të jetë e fundit për Netanyahun

Irani ka kërcënuar Izraelin dhe Benjamin Netanyahun, duke thënë se ‘lufta kundër Libanit do të jetë e fundit për kreun e qeverisë izraelite’.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian e ka paralajmëruar Netanyahun se nëse ai ndërmerr ndonjë hap drejt nisjes së një lufte në shkallë të gjerë kundër Libanit, do të ishte “dita e tij e fundit”.

Ky paralajmërim vjen pas sulmit izraelit në Liban, ku humbën jetën katër persona.

Ministri i Jashtëm vazhdoi duke thënë se bisedat “për Palestinën” janë zhvilluar midis Iranit dhe Arabisë Saudite.

Izraeli shton dyshimet te agjencia e OKB, zbulon një tunel të Hamasit nën oborrin e selisë së tyre

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka gjetur një pjesë të një tuneli të Hamasit nën oborrin e selisë që i përket agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, raporton Associated Press.

Ushtria pretendoi se objekti i UNRWA furnizonte tunelet me energji elektrike, duke shtuar akuzat se anëtarët e agjencisë po bashkëpunonin me Hamasin.

Komisioneri i përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini tha se agjencia nuk ishte në dijeni të asaj që ishte poshtë objektit, por gjetjet kërkojnë një hetim.

Ai tha se nuk ishte në gjendje të kryente hetimin për shkak të luftës, pasi vetë selia, në skajin perëndimor të qytetit të Gazës, është shkatërruar.

Një gazetar i Associated Press vlerësoi se tuneli shtrihej për një çerek milje dhe në një moment ishte në gjendje të shikonte lart përmes një vrime dhe të bënte kontakt me sy me ushtarët që qëndronin në një oborr brenda objektit të UNWRA.

Brenda një prej ndërtesave të UNWRA, gazetarët panë një dhomë plot me kompjuterë me tela të shtrirë në tokë.

Izraeli godet nga ajri qytetin Rafah

Forcat ajrore izraelite sulmuan të shtunën qytetin Rafah në Rripin e Gazës. Sulmi erdhi pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të përgatiste një plan për evakuimin e civilëve nga qyteti jugor në kufi me Egjiptin, përpara një operacioni tokësor të pritshëm.

Duke cituar zyrtarë të shëndetësisë dhe dëshmitarë okularë, agjencia e lajmeve ‘Associated Press’, njoftoi se 28 persona u vranë ndërsa sulmet ajrore goditën disa shtëpi në Rafah. Po sipas agjencisë, mes të vdekurve, 10 ishin fëmijë.

Zyra e zotit Netanyahu njoftoi të premten se ushtria ishte urdhëruar të hartonte një plan për të evakuuar civilët nga qyteti, si dhe për të shkatërruar katër batalione të Hamasit, për të cilat tha se ndodheshin në Rafah.

“Është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës për eliminimin e Hamasit duke lënë katër batalione të tij në Rafah”, tha zoti Netanyahu në një deklaratë. Ai shtoi se aktiviteti intensiv (i grupit) në qytet, kërkon që civilët të evakuohen nga zonat e luftimit.

Por në deklaratë nuk sqarohej një afat mbi hartimin e planit apo se kur zoti Netanyahu mendonte se do të evakuoheshin më shumë se 1.4 milionë palestinezët që ndodhen aty. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë vazhdimisht se në Gazë nuk ka më vende të sigurta.

Zoti Netanyahu tha këtë javë se qytetet e Rafahut dhe Khan Younisit janë "dy bastionet e fundit të Hamasit. Grupi është shpallur nga Shtetet e Bashkuara një organizatë terroriste.

Paralajmërimi amerikan

Njoftimi i zoti Netanyahut erdhi disa orë pasi Presidenti Joe Biden lëshoi disa nga kritikat e tij më të forta deri më tani, lidhur me fushatën ushtarake izraelite në Gazë. Gjatë një konference për shtyp të enjten në mbrëmje ai e quajti operacionin ushtarak të Izraelit të ekzagjeruar.

Pentagoni tha të premten se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kishte biseduar një ditë më parë me homologun e tij izraelit, Yoav Gallant. Në diskutimet mes tyre, shefi amerikan i mbrojtjes "përsëriti nevojën për të mbrojtur civilët ndërsa Izraeli kryen operacionet e tij kundër Hamasit".

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, lëshoi gjithashtu një paralajmërim të fortë ndaj Izraelit të enjten, lidhur me operacionet e tij në Rafah.

Zoti Kirby tha se çdo operacion ushtarak që nuk merr parasysh mbrotjen e civilëve do të ishte një fatkeqësi dhe diçka që Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin sikurse u tha ai gazetarëve në Uashington..VOA

Izraeli kryen sulme në Liban, katër persona humbin jetën

Sipas të dhënave paraprake 4 persona humbën jetën në sulmin që ushtria izraelite kreu ndaj një automjeti në veri të qytetit Sidon në Liban

Sipas lajmit të publikuar nga Al Mayadeen TV i cili njihet për afërsinë me Hezbollahun në Liban, forcat izraelite goditën një automjet në zonën Jadra e cila ndodhet në veri të qytetit Sidon.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga dëshmitarët, sipas të dhënave paraprake në sulm kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 2 të tjerë.

Ndërkohë nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me identitetin e atyre që kanë humbur jetën ose nëse ata janë apo jo anëtarë të Hezbollahut.

Rajoni Jadra ndodhet rreth 70 kilometra larg nga kufiri Izrael-Liban.

Izraeli së fundmi kreu sulm ajror ndaj Bejrutit më 2 janar me qëllim për të vendosur në objektiv, Saleh al-Arouri, nënkryetarin e Byrosë Politike të Lëvizjes së Hamasit.

Lufta në Gazë, kërkohet ndryshimi i politikës ndaj Izraelit

Qindra funksionarë nga Perëndimi kërkojnë nga autoritetet të rishqyrtojnë mbështetjen e tyre për Izraelin. Kërkesën e kanë bërë rreth 900 vetë nga SHBA, BE-ja apo Britania e Madhe.

Angelique Eijpe i kaloi vitet e saj të punës duke projektuar të ardhmen e politikës së jashtme holandeze në zyrën e saj në Hagë. Gjatë karrierës së saj diplomatike 21-vjeçare, ajo ka qenë zëvendëse e ambasadorit holandez në Oman dhe është marrë me politikën e Lindjes së Mesme.

Tani Eijpe është e papunë, pasi në janar u largua nga Ministria e Punëve të Jashtme holandeze në shenjë proteste ndaj reagimit të qeverisë së saj ndaj luftës midis Izraelit dheHamasit.

“Unë ushqej familjen. Por i thashë partnerit tim – nuk mund të marr më pjesë në këtë. Integriteti im personal dhe profesional është në rrezik”, thotë ajo.

Para se të largohej nga ministria, Eijpe mori pjesë në organizimin e protestave para ndërtesës së qeverisë holandeze në Hagë, të cilat kërkonin një armëpushim në Gaza.

BE dhe SHBA e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste dhe e cilësuan sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 si “sulmin më vdekjeprurës ndaj popullit hebre që nga Holokausti”.

Nga frika se një armëpushim i menjëhershëm do të inkurajonte Hamasin, Brukseli dhe Uashingtoni kanë hezituar të kërkojnë një armëpushim, megjithëse një numër vendesh anëtare të BE-së e kanë bërë individualisht një kërkesë të tillë. BE-ja kërkoi “korridore humanitare dhe pushime në luftime” në Gaza.

BE dhe SHBA kërkuan rritje të aksesit humanitar në Rripin e Gazës dhe paralajmëruan për situatën e rëndë atje. Uashingtoni e mbështet Izraelin financiarisht dhe ushtarakisht, e ka vazhduar eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake edhe nga disa vende evropiane në Izrael. Ndër to edhe nga Holanda dhe Gjermania.

Shqetësimi në rritje

Eijpe ka shumë përgjegjësi edhe pse ka humbur punën. Ajo punon në vendosjen e lidhjeve mes diplomatëve nga të dy anët e Atlantikut, të atyre që kanë qëndrime të ngjashme. Me 2 shkurt rreth 800 nëpunës civilë nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës publikuan një letër duke kërkuar që qeveritë e tyre të ndryshojnë kursin ndaj këtij konflikti. Ndërkohë sipas diplomates holandeze Eijpe, që nga publikimi i letrës, numri i nënshkruesve është rritur në afro 900.

Ne kemi shprehur shqetësimin se politikat e qeverive/institucioneve tona nuk i shërbejnë interesit tonë… mendimi ynë profesional është i pezulluar nga mendimi politik dhe ideologjik”, thuhet në letër.

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian që hartoi letrën – dhe kërkoi të mos përmendet emri i tij – i tha DW se ka një “kulturë heshtjeje” në zyra dhe se njerëzit që flasin shihen si “aktivistë shumë emocionalë”.

Në letër thuhet se qeveritë e kanë mbështetur Izraelin “pa kushte reale apo përgjegjësi”. “Ekziston një rrezik i bazuar që politikat e qeverive tona të kontribuojnë në shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në letër.

Letra është nënshkruar nga zyrtarë qeveritarë nga Gjermania, Belgjika, Finlanda, Britania e Madhe, Franca, Suedia dhe institucionet e Bashkimit Evropian. DW nuk mund të verifikojë identitetin apo numrin e nënshkruesve.

Kur keni parasysh se ka qindra mijëra nëpunës civilë në të gjitha këto vende, 900 emra është një numër jashtëzakonisht i vogël.

Por ky është dokumenti zyrtar më i gjerë i protestës deri më sot. Aipe beson se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Sipas saj, nëpunësit civilë amerikanë janë veçanërisht të kujdesshëm për shkak të mbrojtjes së pamjaftueshme të komunikimit në vendin e punës.

Rrjeti i lajmeve EU Observer raportoi muajin e kaluar mbi një deklaratë speciale të nënshkruar nga 1500 zyrtarë të Bashkimit Evropian, ku bëhet thirrje për një embargo për dërgesat e armëve në Izrael.

Në tetor, Al Jazeera raportoi për një letër që dyshohet se ishte nënshkruar nga 800 bashkëpunëtorë të Bashkimit Evropian, ku thuhej se “BE-ja po rrezikon humbjen e kredibilitetit me reagimin e saj ndaj konfliktit”. 

Izraeli hedh poshtë akuzat

Zyrtarët izraelitë kundërshtojnë pretendimet në letër se “Izraeli nuk ka vendosur asnjë kufi në veprimet e tij ushtarake në Gaza”. Ushtria izraelite thotë se po bën “çdo gjë të mundshme për të kufizuar numrin e viktimave civile në Gaza”.

“Hamasi po përfiton nga këto përpjekje duke nxitur civilët të injorojnë paralajmërimet ushtarake izraelite”, thuhet në faqen e internetit të ushtrisë. Si shembuj citohen mesazhet dhe telefonatat që Izraeli u dërgoi civilëve në këtë zonë.

Një përfaqësues i Izraelit në Bruksel reagoi ndaj letrave kështu: “Në kohë si kjo për vendin tonë, nuk është e lehtë të shihet se si disa individë zgjedhin të jenë kundër. Ata po përpiqen të përfitojnë nga situata, të prishin marrëdhëniet e mira të punës midis vendeve tona dhe të minojnë gjithçka që kemi arritur deri tani. Është për të ardhur keq, por ne nuk besojmë se kjo përfaqëson të gjitha vendet”.

Debati është diçka “normale”

“Është normale që ministria jonë të ketë një debat për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Ne jemi të mendimit se duhet të ketë hapësirë ​​për debat dhe inkurajojmë bashkëpunëtorët që të hyjnë në dialog brenda vendit”, tha për DW, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme holandeze.

“Në të njëjtën kohë, politikën e ministrisë e përcakton ministri dhe ai është i detyruar të japë llogari para Kuvendit. Kjo merret si e mirëqenë në punën e çdo nëpunësi civil”, shton ai.

Ministria e Punëve të Jashtme gjermane njoftoi se e kishte “marrë parasysh” letrën. Komisioni Evropian thekson se po e “konsideron” njoftimin në letër. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Britanike i tha DW: “Britania e Madhe dëshiron që luftimet në Gaza të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur” dhe kërkon “respektimin e vazhdueshëm të ligjit ndërkombëtar humanitar si dhe mbrojtjen e civilëve”.

Nuk ka unitet në BE?

Mihail Chihaia, ekspert i politikës së Lindjes së Mesme në Qendrën për Politika Evropiane, tha se letra të tilla mund të rrisin presionin ndaj vendimmarrësve evropianë dhe amerikanë “për të insistuar në një armëpushim, por edhe për të bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje afatgjatë”.

Ai shton se dallimet e mendimeve nuk manifestohen vetëm pas dyerve të mbyllura, kështu që tensioni i vazhdueshëm për këto çështje e bën më pak të mundshëm veprimin e përbashkët. “Për fat të keq, BE-ja do të vazhdojë të ketë vështirësi të flasë me një zë në rast të një konflikti në Gaza”, tha Mihail Chihaia.

Javët e fundit Brukseli është përpjekur të jetë jo vetëm vëzhgues, por edhe ndërmjetës për gjetjen e një zgjidhje me dy shtete. Chihaia beson se ky plan kërkon “mbështetje të fortë nga shtetet anëtare, pëlqimin e rajonit dhe hapa praktikë drejt zbatimit”. Ndryshe plani “do të bëhet një tjetër tigër letre”. /DW

Kanadaja paralajmëron Izraelin për "ndikim shkatërrues" të ofensivës së planifikuar në Rafah

Nga: A.Sh

Në një qortim të rrallë ndaj Izraelit, ministri i jashtëm i Kanadasë ka paralajmëruar se ofensiva e planifikuar e saj në Rafah do të ishte shkatërruese për njerëzit e pafajshëm.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga raportet për një operacion ushtarak izraelit në Rafah. Do të kishte ndikim shkatërrues, duke vendosur jetën e palestinezëve dhe shtetasve të huaj, duke përfshirë [kanadezët], duke kërkuar strehim në rrezik të madh dhe duke e bërë të rrezikshme shpërndarjen jetike të ndihmave humanitare, "tha Ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Joly në një deklaratë për X.

Ne vazhdojmë thirrjen tonë për mbrojtjen e civilëve, për lirimin e pengjeve, për përpjekje urgjente drejt një armëpushimi të qëndrueshëm dhe për rritjen e ndihmës humanitare.

Konflikti kufitar izraelit – Hezbollahu nën zjarr në Libanin jugor

Nga: A.Sh

Një sulm pas tjetrit, forcat izraelite po bëjnë luftë kundër Hezbollahut në kufirin verior të Izraelit me Libanin.

Izraeli po kërcënon gjithashtu të përshkallëzojë fushatën e tij nëse luftëtarët e Hezbollahut nuk tërhiqen nga zonat kufitare dhe nuk lejojnë izraelitët të kthehen në shtëpitë e tyre.

Franca dhe shumë vende të tjera perëndimore u kanë bërë propozime autoriteteve libaneze në një përpjekje për të ulur tensionet në kufijtë Izrael-Liban dhe për të sjellë një armëpushim në Gaza.

Mjeku në Spitalin Nasser thotë se situata është shumë e rrezikshme për shkak të përleshjeve

Nga: A.Sh

Një kirurg në spitalin Nasser në Khan Younis të Gazës ka përshkruar situatën "shumë të rrezikshme" në kompleksin mjekësor, me personelin që nuk mund të lëvizë midis ndërtesave për shkak të luftimeve.

"Ne nuk mund të lëvizim nga një ndërtesë në një ndërtesë," tha Ahmed Moghrabi, një kirurg plastik, në një video të postuar në Instagram të premten. "Është shumë e rrezikshme."

Të shtënat me armë zjarri mund të dëgjohen jashtë spitalit në pamjet, ndërsa zona jashtë objektit duket e shkretë, përveç mbeturinave të pambledhura dhe maceve endacake.

Kryetari i parlamentit izraelit anulon takimin me Guterres të OKB-së për shkak të thirrjeve për armëpushim

Nga: A.Sh

Kryetari i parlamentit të Izraelit ka anuluar një takim të planifikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Guterres për shkak të thirrjeve të tij për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

“Unë synova të përpiqesha të bindja, si dhe t'i dorëzoja [Guterres] një libër që përgatitëm në Knesset, duke dokumentuar [7 tetorin] me imazhe të palëvizshme,” tha Amir Ohana në një deklaratë të postuar në X.

“Por dje ai përsëri i bëri thirrje shtetit të Izraelit që të ndalojë luftën, duke e kritikuar atë ‘edhe nëse Hamasi përdor mburoja njerëzore’.

Videoja e Hezbollahut tregon sulmin me raketa të drejtuara ndaj tankeve izraelite

Nga: A.Sh

Hezbollahu në Liban ka publikuar një video-incizim – të vërtetuar nga njësia e verifikimit Sanad të Al Jazeera-s – të asaj që duket të jetë një sulm me raketa të drejtuara mbi një tank izraelit pranë kufirit Liban-Izrael.

Luftëtarët e Hezbollahut dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer zjarre intensive me raketa, raketa, tanke dhe avionë luftarakë që nga 7 tetori.

Forcat izraelite publikojnë pothuajse çdo ditë video postime që dokumentojnë sulmet e tyre në vendet e supozuara të Hezbollahut në Libanin jugor.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat