Azerbajxhani demolon ndërtesën e ish-parlamentit armen të Karabakut

Azia

Azerbajxhani demolon ndërtesën e ish-parlamentit armen të Karabakut

Më: 5 mars 2024 Në ora: 20:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Televizioni shtetëror i Azerbajxhanit transmetoi të martën pamjet, që tregojnë buldozerët që shkatërrojnë ndërtesën që dikur shërbente si parlament separatist armen në Nagorno-Karabakut, shkruan Reuters.

Shkatërrimi i transmetuar në televizion, shfaq buldozerët që demolonin ndërtesën, një mënyrë demonstrative e rivendosjes së kontrollit nga Azerbajxhani që kur forcat e tij rimorën Karabakun vitin e kaluar, dhe më shumë se 100 mijë armenë u larguan.

Rajoni kishte qenë më parë de fakto i pavarur nga Baku, që nga një luftë që përfshiu rënien e Bashkimit Sovjetik në fund të viteve të 80-ta dhe fillim të viteve të 90-ta.

Media shtetërore e Azerbajxhanit tha se ndërtesa e parlamentit, së bashku me një strukturë fqinje që strehon një shoqatë armene të veteranëve të luftës, janë shkatërruar pasi ato ishin ndërtuar “ilegalisht”.

Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për spastrim etnik – një akuzë e mohuar nga Baku, e cila ka këmbëngulur se armenët e enklavës ishin të mirëpritur të qëndronin në territor.

Armenët e Karabakut thonë se janë larguar masivisht sepse nuk ndihen të sigurt në Azerbajxhan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat