Gruaja siriane përdori inteligjencën artificiale për të ‘folur’ me nënën e ndjerë: Ishte e frikshme

Azia

Gruaja siriane përdori inteligjencën artificiale për të ‘folur’ me nënën e ndjerë: Ishte e frikshme

Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Pas vdekjes së nënës së saj, Sirine Malas kërkoi me dëshpërim një mënyrë për të shëruar pikëllimin e saj.

Pasi u arratis nga Siria në Gjermani në vitin 2015, ajo lindi një vajzë, Ishtar dhe donte që nëna e saj ta takonte më shumë se çdo gjë. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi.

“Ajo ishte forca kryesore në jetën time. Ajo më mësoi si ta dua veten. Ajo vdiq papritur, pas dështimit të veshkave, në moshën 82-vjeçare. Doja shumë që ajo të takohej me mbesën e saj”, tha Sirine.

Ajo tregon se trishtimi ishte i padurueshëm, raporton skynews.

“Kërkova çdo rrugëdalje sepse emocionet po më mbysnin, po më vrisnin… E desha shansin e fundit me të”, shtoi banorja aktuale e Berlinit.

Katër vjet më vonë, Sirine dëgjoi për “Project December”, më saktë softuer e krijuar me inteligjencë artificiale për të simuluar një bisedë me të ndjerin.

Përdoruesit e interesuar plotësojnë formularët me informacion të detajuar për personin që kanë humbur, duke përfshirë moshën e tyre.

Chatbot mundësohet nga OpenAI GPT2 (Inteligjencë Artificiale), e cila gjeneron një profil të të ndjerit bazuar në të dhënat e futura.

Modeli është kompletuar mbi bazën e një numri të madh librash, artikujsh dhe tekstesh nga rrjeti global.

Në këtë mënyrë, softueri është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve të përdoruesit.

Sirine tregon se përvoja ishte “rrëqethëse” në momente të caktuara.

“Por kur je i dëshpëruar pranon gjithçka… Në një moment, ishte shumë reale. Nga ana tjetër, kishte përgjigje që mund t’i jepte kushdo”, tha ajo.

Chatbot, duke imituar nënën e ndjerë, e pyeti Sirinën nëse po hante mirë dhe i tha se po e ndiqte çdo veprim të saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat