Sulmi në Siri, presidenti i Iranit kërcënon Izraelin: Nuk do të rrimë pa përgjigje

Azia

Sulmi në Siri, presidenti i Iranit kërcënon Izraelin: Nuk do të rrimë pa përgjigje

Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:09
Ebrahim Raisi

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dënoi sulmin ajror vdekjeprurës të Izraelit ndaj Damaskut. “Krimi frikacak nuk do të mbetet pa përgjigje”, ka thënë Raisi.

“Pas humbjeve dhe dështimeve të përsëritura kundër besimit dhe vullnetit të luftëtarëve të Frontit të Rezistencës, regjimi sionist ka vënë në axhendën e tij vrasje të verbëra në luftën për të shpëtuar veten. Dita ditës, ne kemi parë forcimin e Frontit të Rezistencës dhe neverinë dhe urrejtjen e kombeve të lira ndaj natyrës së paligjshme të (Izraelit). Ky krim frikacak nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha ai.

Sulmi ajror në aneksin pesë-katësh të ambasadës iraniane vrau shtatë anëtarë të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik, i cili drejton operacionet ushtarake të Iranit jashtë shtetit.

Midis të vdekurve ishin gjeneralët e brigadës Mohammad Reza Zahedi dhe Mohammad Hadi Haji Rahimi, të dy komandantë të lartë në Forcën Quds, krahu i operacioneve të jashtme të Gardës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat