Tmerr në një qendër tregtare në Kinë – dyshemeja shembet papritmas, “gëlltiti” një grua dhe gjysmën e dyqanit

Azia

Tmerr në një qendër tregtare në Kinë – dyshemeja shembet papritmas, “gëlltiti” një grua dhe gjysmën e dyqanit

Më: 2 prill 2024 Në ora: 20:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Pamjet dramatike tregojnë një aksident në lindje të Kinës, ku dyshemeja e një qendre tregtare u shemb.

Autoritetet bëjnë të ditur se dy persona janë lënduar ndërsa u shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Ngjarja ka ndodhur më 23 mars, dhe në video shohim një grua duke parë mallin – para se të hapej humnera nën këmbët e saj!

Një vrimë e madhe “gëlltiti” gruan fatkeqe bashkë me gjysmën e dyqanit dhe mësohet se ndërtuesi – i cili po punonte poshtë, ka mbetur i bllokuar në rrënoja, raporton NDTV.

“Gruaja ka pësuar fraktura, ndërsa punëtori ka lënduar këmbën. Jemi duke u marrë aktivisht me këtë rast dhe po japim ndihmën e nevojshme”, tha një përfaqësues i qendrës tregtare.

Dyshohet se shembja e dyshemesë është shkaktuar nga një mur mbajtës i dëmtuar, por hetimi ende nuk ka përfunduar.

Zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë nëse ka gabime të mëdha sigurie në qendër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat