Momenti kur gurët gjigant ‘fluturojnë’ mbi vetura na lëvizje – Pamje nga tërmeti shkatërrues në Tajvan

Azia

Momenti kur gurët gjigant ‘fluturojnë’ mbi vetura na lëvizje – Pamje nga tërmeti shkatërrues në Tajvan

Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamjet rrëqethëse nga tërmeti shkatërrues në Tajvan janë duke u shfaqur në rrjetet sociale.

Më i fundit është ai i një veture që goditet dhe shtypet plotësisht nga përplasja e një guri, që ishte shkëputur nga shkëmbi dhe kishte rënë në rrugë.

Vetura ishte në lëvizje kur guri i madh ra dhe e goditi direkt, duke e shtypur dhe përfundoi në murin mbrojtës, transmeton Telegrafi.

Por është interesant se gjithçka u filmua nga kamera e vendosur brenda një veture tjetër që po lëvizte prapa, dhe kapi momentin rrëqethës.

Në fillim shoferi tenton të shmangë gurë që binin dhe kështu fillon të lëvizë mbrapa – megjithatë një i madh bie dhe e godet direkt.

Ndryshe Tajvani është goditur dje nga një tërmet tejet i fuqishëm me 7.2 magnitudë, që po konsiderohet si më i fuqishmi në 25 vitet e fundit.

Nga lëkundjet e fuqishme u shembën shumë ndërtesa, ura e objekte tjera afariste, kurse 10 persona humbën jetën dhe mbi 1 mijë tjerë u lënduan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat