Të paktën 33 mijë e 137 palestinezë të vrarë në Gaza

Azia

Të paktën 33 mijë e 137 palestinezë të vrarë në Gaza

Më: 6 prill 2024 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Të paktën 33 mijë e 137 palestinezë janë vrarë dhe 75 mijë e 815 janë plagosur në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori.

Kështu tha këtë të shtunë, Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Ajo tha gjithashtu se 46 palestinezë u vranë dhe 65 u plagosën në sulmet izraelite në 24 orët e fundit.

Ministria nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe joluftëtarëve, shkruan The Guardian.

Hamasi tha se do të dërgojë një delegacion në Kajro të dielën, më 7 prill, për bisedimet e armëpushimit në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat