Jordania, Iraku dhe Libani rihapin hapësirën ajrore pas sulmeve të Iranit

Azia

Jordania, Iraku dhe Libani rihapin hapësirën ajrore pas sulmeve të Iranit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Jordania, Iraku dhe Libani kanë rihapur hapësirën e tyre ajrore të dielën pasi e mbyllën atë vonë të shtunën pasi Irani nisi sulme me dronw dhe raketa kundër Izraelit, thanë të tre vendet të dielën.

Televizioni shtetëror i Jordanisë tha se vendi kishte rifilluar operacionet e trafikut ajror, duke cituar autoritetet e aviacionit.

Hapja e hapësirës së saj ajrore erdhi më shumë se tre orë më herët se sa ishte planifikuar.

Autoriteti i aviacionit irakian tha se rreziqet e sigurisë tani ishin kapërcyer, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat