Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Azia

Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Më: 16 prill 2024 Në ora: 23:28
Kabineti i luftës

Pas mbledhjes së kabinetit të luftës së Izraelit, zyrtari izraelit thotë se plani është që Irani ta mbajë në ankth për kundërpërgjigjen ndaj tyre.

Kabineti i reduktuar i luftës u takua sot në Tel Aviv, thotë një burim izraelit për The Times of Israel, për të diskutuar një përgjigje ndaj sulmit me raketa dhe dron iranian.

Tani për tani, qeveria izraelite kërkon që ta mbajë në tension shtetin iranian në lidhje me përgjigjen që do të merr për sulmin e javës së kaluar.

-“Le të jenë të shqetësuar”, thotë burimi izraelit.

Përgjigja mund të jetë “brenda Iranit ose jashtë Iranit”, vazhdon burimi.

Pozicioni i shumicës në kabinet është se Izraeli duhet t’i përgjigjet me forcë sulmit të paprecedentë të Iranit me dronë dhe raketa.

Ndryshe, SHBA-ja dhe shumë shtete po i kërkojnë shtetit izraelit që mos t’i përgjigjet sulmit pasi në këtë formë do të përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat