Kinë: Kufizime të reja për luftimin e ekstremizmit fetar

Azia

Kinë: Kufizime të reja për luftimin e ekstremizmit fetar

Më: 1 prill 2017 Në ora: 11:48
Ilustrim

Rajoni perëndimor kinez, Xinjiang ka prezantuar një sërë kufizimesh, si pjesë e asaj që përshkruhet si, fushatë kundër ekstremizmit fetar.

Rregulloret janë miratuar nga ligjvënësit në Xinjiang gjatë kësaj jave dhe sot ato hyjnë në fuqi.

Aty përfshihen ndalimi i mjekrave të gjata, veshja e rrobave që mbulojnë gjithë trupin dhe fytyrën dhe refuzimin e shikimit apo dëgjimit të propagandës qeveritare në radio apo televizion.

Autoritetet në Xinjiang kanë prezantuar një sërë masash vitet e fundit, për të trajtuar, atë që ata e vlerësojnë si rritje të ekstremizmit islamik.

Ky rajon është shtëpi e banorëve që flasin turqisht dhe e grupit ujgur që janë myslimanë.

Në këtë zonë, gjatë viteve të fundit ka pasur trazira vdekjeprurëse. Pekini fajëson se dhuna është shkaktuar nga militantët islamikë dhe separatistët por grupet e të drejtave të njeriut thonë se trazirat janë reagim ndaj politikave represive të Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat