Sulmohet një shkollë e vajzave në Pakistan

Azia

Sulmohet një shkollë e vajzave në Pakistan

Më: 8 maj 2017 Në ora: 09:06
Pakistan - foto arkivi

Policia pakistaneze tha se një shpërthim ka ndodhur pranë një shkolle të vajzave pranë qytetit Peshauar, duke plagosur dy zyrtarë të policisë.

“Nxënëset nuk janë lënduar”, tha shefi i policisë së Peshauarit, Mohammad Tahir.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët talibanë kundërshtojnë arsimimin e vajzave.

Ata kanë bombarduar qindra shkolla në zonat fisnore të Pakistanit.

Peshauari, kryeqytet i provicës Khyber Pakhtunkhva, ka qenë skenë e sulmit më vdekjeprurës në Pakistan.

Në dhjetor të vitit 2014, talibanët kanë sulmuar një shkollë ushtarake atje, duke vrarë mbi 150 njerëz, shumica e tyre fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat