Autoritetet saudite konfirmojnë arrestimin e 11 princave

Azia

Autoritetet saudite konfirmojnë arrestimin e 11 princave

Më: 7 janar 2018 Në ora: 19:06
Ilustrim

Njëmbëdhjetë princa saudit u arrestuan pasi kishin protestuar kundër një urdhri të fundit, i cili ndalonte pagesat e bëra prej shtetit pjesëtarëve të familjes mbretërore me qëllimin që të mbulohen faturat e tyre të ujit dhe energjisë elektrike, konfirmuan sot autoritetet që kërkojnë të tregojnë se reformat prekin të gjitha pjesët e shoqërisë, ndërkohë që mbretëria është përballur me vështirësi ekonomike.

“Askush nuk është mbi ligjin”, deklaroi prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite, Cheikh Saoud Al Mojeb duke shtuar se këta princa janë ndaluar në burgun e sigurisë së lartë Al-Hayer, në jug të Riadit, në pritje të procesit të tyre.

Një media e lidhur me qeverinë njoftoi dje se 11 princat ishin arrestuar pasi ishin mbledhur para një pallati historik të Riadit, Qasr al-Hokm, në shenjë proteste kundër një vendimi të qeverisë për të ndërprerë pagesat e faturave të ujit për anëtarët e familjes mbretërore.

“Princat, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar, kërkojnë gjithashtu një kompesim për dënimin me vdekje të një prej kushurirëve të tyre, i shpallur fajtor për vrasje dhe ekzekutuar në vitin 2016”, theksoi prokurori në një komunikatë të publikuar nga Ministria e Informacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat