SHBA kërkon lirimin e “protestuesve paqësorë” në Iran - Bota Sot
SHBA kërkon lirimin e “protestuesve paqësorë” në Iran

Azia

E diel, 22 korrik 2018

SHBA kërkon lirimin e “protestuesve paqësorë” në Iran

Më: 11 janar 2018 Në ora: 07:25
Pamje nga protestat antiqeveritare në Iran.

Shtetet e Bashkuara kërkuan që udhëheqja “brutale” e Iranit t’i lirojë të gjithë të arrestuarit gjatë protestave të fundit antiqeveritare.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se administrata Trump “është thellësisht e shqetësuar” me burgosjen e mijëra njerëzve që kanë marrë pjesë në “protesta paqësore”.

Nuk është e qartë se sa njerëz janë arrestuar.

Sipas shifrave zyrtare, bëhet fjalë për 1,000 veta, por burime brenda Iranit thonë se kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë.

Zyrtarët iranianë thonë se shumica e të arrestuarve janë liruar dhe se vetëm “nxitësit” e protestave përballen me gjykim.

Protestat kanë nisur fillimisht për shkak të rritjes së çmimeve dhe korrupsionit në qeveri, por janë shndërruar shpejt në zemërim më të gjerë ndaj qeverisë dhe klerikëve fetarë

Së paku 21 veta janë vrarë në dhunën midis protestuesve dhe autoriteteve të rendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test