Kinë, fundoset naftëmbajtësja, rrezikohet katastrofë mjedisore

Azia

Kinë, fundoset naftëmbajtësja, rrezikohet katastrofë mjedisore

Më: 14 janar 2018 Në ora: 14:06
Pamje nga ngjarja

Një naftëmbajtëse iraniane që kishte marrë zjarr pas përplasjes, para tetë ditësh, me një anije kineze në brigjet e Kinës u mbulua krejtësisht nga flakët para se të fundosej, sipas medias kineze.

Një përgjegjës iranian deklaroi se nuk kishte më shpresë për të gjetur të mbijetuar mes 32 anëtarëve të ekuipazhit.

Anija “Sanchi”, që transportonte 136 000 tonë hidrokarbure të lehta, kishte marrë zjarr menjëherë pas përplasjes më 6 janar me një anije tregtare kineze.

Autoritetet kineze deri tani kanë minimizuar rreziqet e një katastrofe mjedisore madhore pas këtij aksideti që ka ndodhur rreth 300 kilometra në lindje të qytetit kinez të Shanghait.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat