Pakistani urdhëron mbylljen e zyrës së REL-it në Islamabad

Azia

Pakistani urdhëron mbylljen e zyrës së REL-it në Islamabad

Më: 19 janar 2018 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme e Pakistanit ka urdhëruar mbylljen e zyrës së Radios Evropa e Lirë në Islamabad, pasi inteligjenca e këtij vendi e ka akuzuar atë për transmetim të programeve “kundër interesave të Pakistanit” dhe "në përputhje me agjendën e një agjencie armiqësore të inteligjencës".

Amin Mudaqiq, drejtor i Radio Mashaal-it, shërbimit pakistanez të Radios Evropa e Lirë, tha se zyrtarë të Ministrisë së Brendshme kanë shkuar të premten në byronë në Islamabad, për të diskutuar me shefin dhe administratorin e zyrës urdhrin për mbyllje.

Urdhri i Ministrisë e akuzon Radio Mashaal-in për “portretizimin e Pakistanit si qendër të terrorizmit” dhe strehë të sigurt për grupe të ndryshme militante”.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Thomas Kent, tha se është “jashtëzakonsiht i shqetësuar me mbylljen” dhe se “është duke kërkuar urgjentisht informacione shtesë rreth qëllimeve të autoriteteve pakistaneze".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat