Rreth 50,000 njerëz ikin nga Guta dhe Afrini në Siri - Bota Sot
Rreth 50,000 njerëz ikin nga Guta dhe Afrini në Siri

Azia

E enjte, 19 prill 2018

Rreth 50,000 njerëz ikin nga Guta dhe Afrini në Siri

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:15
Guta Lindore, Siri

Rreth 50,000 njerëz kanë ikur nga dy ofensiva në Siri në ditët e fundit, thanë aktivistët.

Së paku 20,000 veta kanë lënë Gutan Lindore, pranë Damaskut, ku forcat ruse po ndihmojnë forcat siriane të rikthejnë zonën nga kontrolli i rebelëve.

Pjesa tjetër ka ikur nga qyteti Afrin, ku Turqia lufton milicinë kurde, të mbështetur nga SHBA-ja, të cilën e konsideron grup terrorist.

Aktivistët thanë se dhjetëra njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore të premten.

Shtatë vjet të luftës civile kanë detyruar afro 12 milionë sirianë të ikin nga shtëpitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test