Pekini ndalon shitjen e pajisjeve ushtarake për Phenianin

Azia

Pekini ndalon shitjen e pajisjeve ushtarake për Phenianin

Më: 9 prill 2018 Në ora: 19:36
Ilustrim

Kina njofton se ka ndaluar eksportin drejt Koresë së Veriut të produkteve, teknologjive dhe pajisjeve që mund të përdoren për të prodhuar armë klasike ose të shkatërrimit masiv.

“Ky vendim u mor në kuadër të aplikimit të sanksioneve të votuara në shtator nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së për të çrrënjosur programin balistik dhe bërthamor të Phenianit”, njoftoi dje në mbrëmje Ministria kineze e Tregtisë në një komunikatë.

Kjo listë me 32 artikuj me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak, përfshin përshpejtuesit e grimcave, centrifuga, pajisje të kontrollit të rrezatimeve, apo pajisje dhe produkte kimike që mundësojnë prodhimin e armëve të shkatërrimit masiv.

Ky njoftim vjen para një samiti të parashikuar më 27 prill mes kreut koreanoverior, Kim Jong Un dhe presidentit koreanojugor, Moon Jae In.

Madje një takim historik mes Kim dhe presidentit amerikan, donald Trump pritet të organizohet në fund të majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat